Liberalizimi i vizave, Merkel: Duhet përparim më i madh i Kosovës

Liberalizimi i vizave, Merkel: Duhet përparim më i madh i Kosovës

Presidenti i kosovës Hashim Thaçi dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi zhvilloi një takim me kancelaren Angela Merkel në Gjermani lidhur me çështjen e integrimit të Kosovës në BE, për liberalizimin e vizave dhe bindjen e Gjermanisë si vend skeptik për ecurinë e Kosovës.

Kancelarja gjermane, Merkel i bëri thirrje për më shumë përparim të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu, Merkel shtoi se Kosova ka bërë një përparim të madh në fazat reformuese por mbeten edhe një sërë sfidash për të ardhmen.

"Ne qartazi duam më shumë përparim, në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe qartazi, papunësia është një problem dhe sfidë e madhe dhe kudo që mund të përmirësojmë bashkëpunimin tonë ekonomik dhe ku mund të ndihmojë Bashkimi Evropian, ne do ta bëjmë këtë", tha kancelarja Merkel.

Kancelarja Merkel theksoi  vijimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që është një kusht për të dyja vendet  për përparimin e këtyre vendeve në BE.

"Çështje thelbësore sa i përket afrimit me BE-në janë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E dimë që nuk është e lehtë, por besojmë se është arritur përparim. Por, duhet të vazhdojmë punën për këtë", shtoi kancelarja Merkel.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i kërkoi kancelares Angela Merkel më shumë angazhim për procesin integrues të Ballkanit perëndimor edhe të Kosovës.

"Ju do të ishit shpresa e Ballanit Perëndimor, Kosova është e gatshme të hap kapitullin e periudhës përfundimtare të bisedime për të arritur një marrëveshje të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë", theksoi presidenti Thaçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Evropi: 09/05/2018 20:58

    Boll me me qelbsinlliqe. Po e trjatoni Kosoven sikur eshte ajo fajtorja jo Serbia. Fuck you evrope kurve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik