Librat falas për nxënësit, Balla: Vitin e ardhshëm do të përfshihet dhe klasa e pestë

Librat falas për nxënësit, Balla: Vitin e ardhshëm do të përfshihet dhe klasa e pestë

Foto ilustruese

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se procesi i shpërndarjes së librave falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë në klasën e katërt do të vijojë edhe në të ardhmen.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se vitin e ardhshëm në këtë program do të përfshihet dhe klasa e pestë.Sipas Ballës, ambicia  është që deri në fund të mandatit, i gjithë arsimi i detyrueshëm deri në klasën e nëntë të mbulohet me libra shkollor falas.

Vijon procesi i shpërndarjes së librave falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë në klasën e katërt, pra për 190 mijë nxënës në gjithë Shqipërinë. E bëmë këtë hap në këtë vit shkollor sepse deri sot nuk kishim mundësi dhe sot është mundësia për të bërë këtë, falë reformave dhe progresit që na ka dhënë disa hapësira të reja për të bërë më shumë investime dhe për të bërë më shumë,  në disa drejtime ku kemi dashur të bëjmë më shumë dhe më parë, por më parë na është dashur të shlyejmë borxhe të rënda dhe të çelim kantieret e reformave.

Vitin e ardhshëm, në këtë program do të përfshihet dhe klasa e pestë dhe ambicia jonë është që deri në fund të këtij mandati, i gjithë arsimi i detyrueshëm, pra deri në klasën e nëntë, të mbulohet me libra shkollor falas. Ishte kjo një prej kërkesave që na doli gjatë dëgjesave me njerëzit.

Kjo po që është temë që njerëzit kanë interes dhe duan të dëgjojnë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës

Sot kryeministri Edi Rama vizitoi një familje në Tiranë, ku shpërndau libra falas për dy fëmijë të kësaj familje. I shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, Rama tha se për tre vite librat shkollorë do jenë falas deri te klasa e nëntë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi