Librazhd, 24-vjeçarin e zuri korrenti duke punuar në rrugë, arrestohen dy drejtues të firmës

Librazhd, 24-vjeçarin e zuri korrenti duke punuar në rrugë, arrestohen dy drejtues të firmës

Foto Ilustruese

LIBRAZHD - Një 24-vjeçar humbi jetën në Librazhd dy ditë më parë pasi ra në kontakt me energjinë teksa ishte duke punuar në rrugë. Policia bën të ditur se ka arrestuar dy drejtues të firmës dhe një punëtor për shkelje të kushteve teknike në punë.

Të arrestuarit janë Kostandin Capo, 41 vjeç, banues në fshatin Bahçallek Pogradec, drejtues i firmës 2 T sh.p.k, Veledin Memelli banues në fshatin Bahçallëk në Pogradec, me detyrë drejtues teknik i firmës Fat Albkom Beton Albania sh.p.k, drejtues teknik si dhe Fatmir Belba, 26 vjeç, banues në Prrenjas, i cili është punëtor i firmës së mirëmbajtjes së rrugës. 

Njoftimi i Policisë: 
 
Librazhd 

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Kostandin Capo, 41 vjeç, banues në fshatin Bahçallek Pogradec.

• Fatmir Belba, 26 vjeç, banues në Prrenjas, ( punëtor).

• Veledin Memelli, 66 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 17.09.2018, në fshatin Xhyrë Librazhd, duke punuar në ambjentet e brendëshme të kësaj firme, është aksidentuar me pasojë vdekje, punonjësi, D. L., 24 vjeç, banues në fshatin Gështenjas Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale "Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë" parashikuar nga neni 289/1 i Kodit Penal. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet