Liderët e Luginës së Preshevës-Thaçit: Duam bashkim me Kosovën, miratoni rezolutën në Kuvend

PRISHTINE - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Liderët e Luginës kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës rezolutë për bashkimin e Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën. 

Ishte kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ai i cili i drejtoi Presidentit Thaçi kërkesën për miratimin e rezolutës. Arifi tha se shqiptarët e Luginës janë entuziastë pas lançimit të tezës së korrigjimit të kufijve, të bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën. 

“Të miratoni një rezolutë me anë të së cilës përkrahni kërkesën tonë për bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Qytetarët e Luginës së Preshevës janë të entuziazmuar nga mundësia për t’iu bashkangjitur Kosovës. Por kërkohet edhe krijimi i sigurisë, pikë së pari shpresoj të kalojë draft-rezoluta dhe për këtë iu bëjmë thirrje.

Shqiprim Arifi, kryetar i Luginës së Preshevës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Drejt përfundimit shkolla 'Jusuf Hoti' në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)

Durrës/ Drejt përfundimit shkolla 'Jusuf Hoti' në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)