Lideri i Vetëvendosjes: Kosova me Shqipërinë duhet të kenë bashkëpunim real, jo sa për sy e faqe

Lideri i Vetëvendosjes: Kosova me Shqipërinë duhet të kenë bashkëpunim real, jo sa për sy e faqe

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për gjendjen ekonomike e sociale të banorëve në Kosovë. Me këtë rast ai ka kërkuar bashkëpunim të ngushtë e real me Shqipërinë  e që sipas tij nuk duhet të jenë vetëm sa për sy e faqe. “Ka ilaç për këtë varfëri: ardhja në pushtet e atyre që janë si shumica e që nuk duan të shkëputen prej saj.

E atyre që nuk e shohin politikën si mundësi për të pasuruar veten, por shumicën së pari e bashkë me të edhe veten. E atyre që nuk duan të vjedhin dhe që dinë të zhvillojnë, me një program alternativ ku ndërthuret mbrojtja dhe nxitja e prodhimit vendor dhe e sipërmarrësve të vegjël e të mesëm, bashkimi i kapitalit shtetëror e atij privat për rigjallërimin e industrive dhe sektorëve strategjikë, si dhe bashkëpunimi i ngushtë e real me Shqipërinë, jo sa për sy e faqe” shprehet ai në një intervistë për gazetën “Zëri”.

Më tej, Kurti komenton edhe takimet mes Thaçit e Vuçiçit, që sipas tij kanë prodhuar një taktikë për pushtet. “Takimet e vazhdueshme të Thaçit e të Vuçiçit siç duket nuk prodhuan vetëm skenarin e ndarjes së Kosovës, që e kundërshtuam masivisht në protestë në 29 shtator. Por paskan prodhuar edhe një taktikë për pushtet.

Vuçiçi siç duket është i gatshëm të bëjë shumëçka me kusht që në krye të Kosovës e në krye të dialogut të mbetet Thaçi. Madje nuk është çudi që në kuadër të kësaj aleance të fshehtë Vuçiç – Thaçi, Presidenti i Serbisë të lejojë edhe një qeveri të Kosovës ku Listën Serbe do ta zëvendësonte ndonjë pseudoopozitë shqiptare me kusht që kështu të zgjatej qëndrimi i PDK-së në pushtet” thotë ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 29/12/2018 11:52

    ti je nje fllucke sapuni i sali berishes

    Përgjigju
  • Emigranti: 29/12/2018 09:33

    Luli I kosoves;nje grindavec,maskara qe futi ne politike tymin,minat dhe beri fakt te modes sepse keshtu e mesojne rusoserbet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira