Liga e Kombeve, kampionia e Botës, Franca përmbys Gjermaninë 2-1
Griezmann duke festuar golin e fitores kundër Gjermanisë
Gjermania ka vazhduar formën e dobët të saj në Ligën e Kombeve. Pas humbjes kundër Holandës Gjermania ka humbur edhe sot kundër Francës me rezultat 2-1, edhe pse ishin më të mirë se Franca në pjesën e parë të takimit
Nuk ka këndellje për Gjermaninë. Pas humbjes kundër Holandës para tri dite, Gjermania ka humbur edhe në ndeshjen mysafirë kundër Francës në kuadër të Grupit të Parë të Ligës A të Kombeve. Gjermania ishte një skuadër shumë më e mirë në pjesën e parë të ndeshjes, duke e fituar atë me rezultat 1-0. Këtë avantazh Gjermania e arriti në minutën e 14’të ku nga penalltia shënoi Toni Kross. Gjermania ka mundur që të dyfishoi epërsinë në pjesën e parë, nëse Leroy Sane do të ishte i kujdessshëm dhe do të shënonte disa mundësi shumë të mira shënimi që i pati.
Por, pjesa e dytë ishte tërësisht ndryshe. Franca sulmoi më shumë dhe arriti që në minutën e 62’të Griezmann ta barazoi rezultatin. Përfundimisht, Franca e riktheu rezultatin në minutën e 79’të, ku penalltinë e shkaktuar në Matuidin Griezmann e shndërron në gol.
Franca pas golit të avantazhit e kontrolloi ndeshjen dhe Pogba pati një mundësi të mirë për të shënuar në minutën e 87’të te ndeshjes por priti Neur. Ndërkaq Gjermania tentoi ta barazoi rezultatin në fund të ndeshjes por pa sukses.
Pas kësaj fitoreje, Franca gjendet në vendin e parë në Grupin e Parë të Ligës A të Kombeve më 7 pikë. Holanda është e dyta me 3 pikë kurse Gjermania e fundit me një pikë
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
85.5%
-
Pak
8.8%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 1063
Lajme të tjera
-
Francë/ Qëllohet me armë këngëtari cigan, fitoi 'The Voice'
23 Prill, 10:17
-
Arrestohet ndihmësi i një eurodeputeti gjerman, dyshohet se spiunon për Kinën
23 Prill, 10:12
-
Gjermania dhe Britania kapin disa të dyshuar si spiunë të Kinës
22 Prill, 20:19
-
Rusëve që janë kundër luftës nuk u njihet azili në Gjermani
22 Prill, 09:13
-
U gjet i ekzekutuar me plumb në kokë vitin e kaluar! Detaje të reja nga vrasja e burrelsit në Gjermani, media: Autorët janë turq
21 Prill, 15:57
-
Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon
19 Prill, 16:32
-
Francë,2 vajza goditen me thikë para shkollës! Arrestohet autori
18 Prill, 17:09
-
Në kërkim për ekzekutimin e Briken Sanajt te Kodra e Diellit në Tiranë, autori Vladimir Kola arrestohet në Gjermani
17 Prill, 10:23
-
Ndahet nga jeta fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 1974
16 Prill, 19:45
-
Qeveria gjermane përgatit planin për rindërtimin e Ukrainës
15 Prill, 09:20
-
Historike/ Bayer Leverkusen fiton pas 120 vitesh titullin e parë në Bundesligë, thyen dominimin e Bayern Munich (VIDEO)
14 Prill, 19:19
-
120 vite pritje, Leverkusen thyen dominimin 11 vjeçar të Bayern Munich! 'Aspirinat' zbukurojnë qytetin dhe dynden në stadium për titullin
14 Prill, 16:46