Liga e Kombeve, Kosova shkruan historinë, shans për t'u kualifikuar në Europian

Liga e Kombeve, Kosova shkruan historinë, shans për t'u kualifikuar në Europian

Lojtarët e Kosovës duke festuar fitoren kundër Azerbajxhanit

Ndonëse Shqipëria nuk ia doli të sigurojë një biletë për në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, një gjë të tillë e ka bërë Kosova, edhe pse me fare pak përvojë në ndeshjet ndërkombëtare. "Dardanët" fituan në stadiumin "Fadil Vokrri" të Prishtinës kundër Azerbajxhanit me shifrat 4:0, duke u renditur të parët në Grupin 3 të Ligës D, ndërsa nga edicioni i ardhshëm do të luajë në Ligën C.

Pas 60 sekondash lojë, Arbër Zeneli e hapi llogarinë e golave duke kaluar Kosovën në avantazhin 1-0. Në pjesë e dytë, ishte përsëri Zeneli (50’), që arriti të dyfishojë avantazhin ndaj kundërshtarit, ndërsa Amir Rrahmani e shënoi golin e tretë në minutën e 61’.

Ishte sërish Zeneli ai i arriti ta vulosë fitoren historike të Kosovës në minutën e 76’, duke e realizuar tripletën e tij personale. Kosova e mbyll në vendin e parë fazën e grupeve në Ligën D duke grumbulluar plot 14 pikë, Azerbajxhani pozicionohet e dyta me nëntë pikë, Ishujt Faroe me pesë pikë dhe Malta me tre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 21/11/2018 08:02

    Urime Kosove, kualifikim shume i merituar.

    Përgjigju
  • Robshi: 21/11/2018 00:13

    Urime dhe kualifikim ishalla kur te merr per mire te kap inercia...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pse shkalloi Ilir Meta?

Pse shkalloi Ilir Meta?