Liga e Kombeve, Memushaj –Balaj: Izraeli na njeh mirë, por duam vendin e parë në grup

Në prag të ndeshjes së parë të kombëtares përballë Izraelit, Ledian Memushaj dhe Bekim Balaj u shprehën me nota optimiste për një rezultat pozitiv.  Përballja me Izraelin në fokusin e dy futbollistëve të këtij ekipi mbetet një sfidë e vështirë, por forca e grupit të kësaj skuadre mbetet një armë shumë e fortë.

Sulmuesi shkodran për këtë sfidë të së premtes deklaroi: “Mendoj se e njohim mirë kundërshtarin e radhës. Ata e dinë forcën tonë, por edhe ne të tyren. Objektivi ynë është i vendi i pare në grup. Si Izraeli, si ne, ashtu edhe Skocia do të luftojmë për këtë vend, por kjo vendoset në fushën e lojës. Duhet të harmonizohemi mirë dhe ta gjejmë golin në mënyrë më të mirë. Shpresoj të jem pjesë e formacionit kuqezi dhe të jap më të mirën për kombëtaren. Por, mbetet për t’u parë në fushë, se çfarë zgjidhjesh do të bëjë trajneri. Fakti që janë dy sulmues shkodranë në ekipin kombëtar, për mua është diçka mjaft e mirë. Për të tjerat mendon dhe vendos vetëm trajneri. Përveç raportit personal që kam me Roshin dhe Sadikun, mungesa e atyre ndihet dhe u uroj shërim të shpejtë që të dyve”,- theksoi Balaj, që në këtë grumbullim për këto dy ndeshje është pa shokun e tij të skuadrës, Odise Roshi, i cili është dëmtuar dhe operuar përpara pak ditësh.

Nga ana tjetër, mesfushori kuqezi Ledian Memushaj për këtë ndeshje theksoi: “Do të jetë një ndeshje më e vështirë se sa ajo në Izrael. Ne do duhet të luajmë më shumë në sulm, ata duhet të mbrohen. Tashmë në skuadër ka shumë djem të rinj që janë edhe më të fortë. Sidoqoftë mendoj se nuk duhet parë mosha, duhet të shikojmë kualitetin dhe formën. Gjëja më e rëndësishme është të shikojmë momentin. Kombëtarja më ka munguar shumë. Skuadrës nuk i duhet vetëm Ledjani, por grupi. Shqipërisë i duhen të gjithë, sepse ky ekip varet nga grupi. Më vjen keq që nuk është Roshi dhe Sadiku, janë shumë të rëndësishëm, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj”. Grupi është i plotë, dhe për momentin nuk ka probleme fizike, apo dëmtimesh.

Shqipëria merr pjesë në Ligën C të Ligës së Kombeve, ku shorti e vuri në një grup me Skocinë dhe Izraelin. Kuqezinjtë do të debutojnë më 7 Shtator të këtij viti në Shqipëri, përballë Izraelit, ndërsa 3 ditë më vonë do të udhëtojnë në Skoci. Në 14 Tetor kuqezinjtë do të udhëtojnë në Izrael, ndërsa më 17 Nëntor do të luajnë ndeshjen e fundit, atë me Skocinë në Shqipëri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale