Liga e Kombeve, Panucci: Izraeli, finale e vogël, dua lojtarë me zemër, disa se kuptojnë çfarë është kombëtarja

Liga e Kombeve, Panucci: Izraeli, finale e vogël, dua lojtarë me zemër, disa se kuptojnë çfarë është kombëtarja

Christian Panucci

Trajneri i skuadrës përfaqësuese të futbollit, Christian Panucci ka dalë sot në një konferencë për mediat, pasi shpalli listën me 25 lojtarë për dy ndeshjet, fillimisht miqësores me Jordaninë, të mërkurën në datë 10 tetor në “Elbasan Arena” dhe më pas takimin zyrtar eliminator me Izraelin në Ber Sheva në datë 14 tetor, sfidë e vlefshme për raundin e tretë të Grupit C1 për Ligën e Kombeve.

Tekniku u shpreh se ndeshja me Izraelin është një finale e vogël për kuqezinjtë, prandaj do të tentojnë që të marrin maksimumin edhe pse me shumë mungesa në formacion. Ai tha se ka dyshime nëse një pjesë e lojtarëve e kuptojnë se çfarë është kombëtarja.

Është një ndeshje shumë e rëndësishme përballja me Izraelin. Nuk kam kuptuar ende nëse një pjesë e lojtarëve kuptojnë se çfarë është ekipi kombëtar i futbollit. Do ua kërkoj lojtarëve, çfarë do të thotë për ju ekipi kombëtar? Do të tentojmë që të luajmë në Europian.

Duhet të ndryshoj diçka në formacion. Sadiku, Roshi, Grezda, Mavraj, Lila, Abrashi mungonin për shkak dëmtimesh, por tani kemi rikuperuar Mavrajn dhe Grezdën.

Për mua ekipi kombëtar është maksimalja. Nuk jemi as Brazili as Franca, ndërsa dua fitoren në miqësoren me Jordaninë. Disa nga lojtarët duhet të demonstrojnë që janë pjesë e kombëtares. Duhet më tepër zemër. Unë e respektoj shumë Shqipërinë.

Christian Panucci

Duke u ndalur te kampionati shqiptar dhe mos thirrja e Abazajt, i irrituar ai tha se lojtari ka katër muaj që nuk luan, ndërsa ngriti pyetjen se përse duhet të ftohet në kombëtare.

Këtu është Bulku, unë e ndjek kampionatin shqiptar, për ndeshje konkrete unë vijë edhe shikoj. Abazaj ka katër muaj që nuk luan, përse duhet që të luajë në kombëtare.

Këtu njerëzit mendojnë se këtu është post punë, por ka kohë që nuk aktivizohet. Ka katër muaj që nuk luan. Cdo të diel nuk është as në bankinë dhe në Europa League nuk është as një grumbullim dhe pretendon që të vijë në kombëtare?

Christian Panucci

Gjatë konferencës për shtyp tekniku foli edhe për cëshjen e shiritit të kapitenit, por edhe për sjelljen me lojtarët.

Kam dëgjuar shumë gjëra, që Panucci nuk i lejon të qeshin është se diktator. Natyrisht lojtarët qeshin, bëjnë shaka. Imagjinoni nëse do të veproja si Luis Enrike që u hoqi telefonat lojtarëve, të pësonin infarkt se nuk do të hynin në Instagram.

Për çështjen e kapitenit, ai që do të zgjidhet duhet ta demonstrojnë në fushë peshën dhe fuqinë e një lideri. Mavraj? Duhet të demonstrojë se është lider në fushë.

Christian Panucci

Por sa vendimtare janë tre ndeshjet e ardhshme dhe a ndihet i rrezikuar tekniku italian?

Duhet t’ia kërkoni Dukës këtë. Kur nuk ke 70% skuadrës lodhja është shumë e madhe. Nëse mendoni se ia del mund të vendosni Murinjon, Guardiolën apo Sarrin, kë të doni. Nëse presidenti konstaton se problemi është Panucci unë do të iki, por unë do të vijoj betejën.

Christian Panucci

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nuk është Altin Dumani: Ja kush është telashi më i madh i Ilir Metës?!

Nuk është Altin Dumani: Ja kush është telashi më i madh i Ilir Metës?!