POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Liga e Kombeve, triumfon Spanja ndaj Anglisë, njihuni me 7 takimet e vlefshme të ndeshjeve të sotme

Foto ilustruese

Në Liga e Kombeve janë luajtur sot 7 takimet e vlefshme, ku surprizat gjatë lojës nuk kanë munguar. Mirëpo e gjithë vëmendja ishte te ndeshja e mbrëmjes mes Anglisë dhe Spanjës. “Iberikët” kanë arritur të triumfonin me rezultatin 1-2 duke siguruar kështu një fitore mjaft të rëndësishme e spektakolare.

Mirëpo gjithashtu një ndeshje madhështore në orën 18:00, ka zhvilluar Zvicra ku ka shpartalluar Islandën me rezultatin 6-0. Shaqiri, Albian Ajeti dhe Mehmedi ishin 3 futbollistët shqiptarë që kanë bombarduar rrjetën në përballjen e sotme. Shiritin e kapitenit për skuadrën “helvete” e mbajti Granit Xhaka. Edhe për Greqinë në transfertë ndaj Estonisë ka pasur një fitore mjaft të rëndësishme.

Në përballjet me sfidat e tjera, Bosnja ka triumfuar në transfertë ndaj Irlandës së Veriut, ndërkohë që Bjellorusi ka shpartalluar me rezultatin 5-0 San Marionon. Ndërkohë gjithashtu ka pasur fitore të artë për Finlandën ndaj Hungarisë.

Ndeshja e Luksemburgu mund të quhet si surpriza më e madhe e mbrëmjes. Vendasit kanë arritur të mposhtin me rezultatin e thellë 4-0 Moldavinë në takimin e vlefshëm për Grupin 2 të Ligës D.

REZULTATET E NDESHJEVE TË SOTME:

20:45| Angli-Spanjë 1-2, Liga A:: grupi 4      (Rashford 11′ / Saul 13′, Rodrigo 32′)

20:45| Estoni-Greqi 0-1, Liga C:: grupi 2      (Fortunis 14′)

20:45| Luksemburg-Moldavi 4-0, Liga D:: grupi 2          (Malget 34′, Thill 59, Sinani 75′, Martins 83′)

18:00| Zvicër-Islandë 6-0, Liga A:: grupi 2

(Zuber 13′ , Zakaria 27′ , Shaqiri 52′ , Seferoviç 67′ , Albian Ajeti 71′, Mehmedi 82′)

18:00| Finland-Hungari 1-0, Liga C:: grupi 2          (Puki 7′ )

18:00| Bjellorusi-San Marino 5-0, Liga D:: grupi 2          (Staseviç 4′ , Dragun 26′, 87′ , Saroka 67′, Kovalev 90+1′  )

15:00| Irlanda e Veriut-Bosnjë Hercegovinë 1-2, Liga B:: grupi 3

a.de.
Komento