Liga profesioniste, presidenti Libohova: Ja si do funksionojmë në raportet me FSHF-në

Krijimi i Ligës Profesioniste ishte lajmi më i mirë për futbollin shqiptar në prag të festave të fundvitit. Nga sezoni i ardhshëm kampionati elitar që është Superliga do të organizohet jo më nga FSHF-ja, por nga kjo shoqatë. 10 klubet që aktualisht bëjnë pjesë zgjodhën unanimisht zëvendës presidentin e FSHF-së Edvin Libohovën si president të kësaj Lige. Në një intervistë për “Report TV” Libohova shpjegon avantazhet që kjo shoqatë do t’i sjellë kampionatit elitar të futbollit në vend.

Avantazhet do të jenë kryesisht nga organizimi i garës, do mundohet sigurisht të marrë edhe nga eksperienca e deritanishme të federatës. E dyta është organizimi dhe manxhimi i financave që do të ketë Liga. Do mundohemi të bëjmë edhe përpjekjet maksimale për të bërë edhe rregullimet në kuadrin ligjor të ligjit për sportin dhe sponsporizimit në mënyrë që të ketë edhe përfitime të tjera për mbështetjen e futbollit.

Edvin Libohova, zëvendëpresidenti i FSHF-së

Qëllimi i Ligës Profesioniste është që klubet të jenë të pavarura nga FSHF-ja, por është fakt se ajo do të jetë një nga shoqatat e e institucionit të futbollit në Shqipëri. I pyetur se kush janë kompetencat e Ligës dhe kush janë të FSHF-së në këtë bashkpunim për Ligën Libohova përgjigjet:

“Shumë shpejt do të dakordësojmë me Federatën Shqiptare të Futbollit një marrëveshje e cila do të përcaktojë konkretisht ku do të jenë përgjegjësitë e federatës dhe ku të Ligës. Vetë anëtarët e Ligës janë të njëjtën kohë anëtarë të fedarëtës (klubet). Nga ana tjetër Liga do të bëhet anëtare e FSHF-së duke ndryshuar statutin dhe duke qenë pjesë e saj”, u shpreh Libohova. 

Libohova në fund shtoi se do të duhet kohë për të parë efektet pozitive që do të sjellë Liga Profesioniste.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 4 të rinjtë

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 4 të rinjtë