Ligji i ri/ Avokatët e diplomuar në BE konkurencë 'Gardës së Vjetër’ në Shqipëri

Avokatët shqiptarë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për këtë shërbim do të përballen dhe me konkurencën e tregut europian. Për herë të parë avokatët e huaj të cilët kanë një diplomë të marrë në një nga vendet e BE-s mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre edhe në vendin tonë dhe brenda tre viteve mund të fitojnë të drejtën për të hapur studio avokatie.

Këtë të drejtë e kanë edhe të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët kanë studiuar dhe kanë fituar diplomën në një nga vendet e BE-s. Ky ndryshim është parashikuar në nenin 23 të ligjit nr 55/2018 i cili ka hyrë në fuqi nga e premtja 17 gusht 2018. Sipas këtij ligjit hiqet detyrimi për të dhënë provimin e avokatisë në gjuhën Shqipëri për shtetasit e huaj dhe mjafton që ai të ketë një kontratë bashkëpunimi me një studio shqiptare dhe brenda tre viteve të aplikojë për të hapur studion e tij.

Ky nen i ndarë në dy paragrafë parashikon se “Profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë ka të drejtë ta ushtrojë edhe çdo shtetas shqiptar ose i huaj, që ka fituar titullin e avokatit në një shtet anëtar të Bashkimit Evropian, sipas rregullave të atij shteti anëtar dhe ka nënshkruar një kontratë bashkëpunimi me një studio avokatie në Republikën e Shqipërisë, e njohur dhe e regjistruar si e tillë në Dhomën e Avokatisë të Shqipërisë dhe në organet tatimore”.

E pas këtij hapi avokati apo avokatët e huaj mund të aplikojnë për lejen e hapjes së studios së tyre me kushtin që “Avokati i huaj, i cili ushtron profesionin e avokatit në mënyrë të rregullt dhe efektive, pranë një studioje avokatie, në përputhje me pikën 1, të këtij neni, për një periudhë jo më pak se tre vjet në territorin e Republikës së Shqipërisë, mund të kërkojë pranë Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë të drejtën për të ushtruar në mënyrë të pavarur profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë.

Përballë drejtësisë shqiptare ka një numër të madh të huajsh që kanë probleme me ligjin apo nevojën e përfaqësimit nga çështjet civile, tregtare e deri tek ato penale dhe me këtë ligj çdo kush prej tyre mund të zgjedh avokatin e tij duke sjellë një konkurencë më të fortë në tregun vendas për avokatët shqiptarë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale