Ligji për Teatrin, Luftar Paja dhe Laert Vasili: Duhet të një Teatër i Ri që i qëndron kohërave

Ligji për Teatrin, Luftar Paja dhe Laert Vasili: Duhet të një Teatër i Ri që i qëndron kohërave

Aktorët Luftar Paja dhe Laert Vasili

Dy artistët e njohur Luftar Paja dhe Laert Vasili shprehen në favor të ndërtimit të një godine të re mbi rrënojat e godinës aktuale të teatrit. Për Artistin e Popullit, Luftar Paja, ndërtimi i një godine të re për Teatrin Kombëtar është mëse i domosdoshëm. Ai shprehet se godina e re duhet t’i qëndrojë kohërave me të gjitha kërkesat, sidomos atyre të artistëve që do të punojnë aty.

“Përfundimiasht e kam thënë fjalën time në takimet që kemi patur. Mendoj se duhet të një teatër i ri ku t’i qëndrojë kohërave me të gjitha kërkesat, sidomos kërkesave të artistëve që do të punojnë aty. E rëndësishme është që godina e re të ndërtohet me cilësi të lartë në të gjitha nivlet. Nuk është godina ajo që rrit vlerat artistike, ajo ka ndikimin e saj të domosdoshëm, por ajo që është më kryesorja janë vetë artistët me punën dhe talentin e tyre që rri këto vlera”, thekson aktori i madh Luftar Paja.

Por ideja e një teatri të ri përkrahet edhe nga brezi më i ri i artistëve. Aktori Laert Vasili, i cili u vlerësua me çmim pak ditë më parë edhe si “Aktori I Europës për vitin 2018”, shprehet se Teatri i Ri është mëse i nevojshëm.

Sot kur gjithkush përqafon  të renë në teknologji, ushqim, udhëtim, banim, veshje etj. Teatri si pararendës i shoqërisë duhet të ishte bërë dhe sot të festonim përurimin e tij. Shpresoj të mos e humbasim këtë çast historik dhe uroj që Presidenti Meta me qetësinë dhe dashurinë që e karakterizon, t’i japë fund mjerimit dhe të dekretojë ligjin drejt parametrave që koha i kërkon dhe Europa i kushtëzon!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Riorganizimi i Partisë së Lirisë, anëtarja e Komitetit Drejtues shpall kandidaturën për zv.presidente! Në garë me Erisa Xhixhon, të besuarën e Metës

Riorganizimi i Partisë së Lirisë, anëtarja e Komitetit Drejtues shpall kandidaturën për zv.presidente! Në garë me Erisa Xhixhon, të besuarën e Metës