"Teatri" sërish në tryezën e Metës, pikëpyetje si do të veprojë Presidenti
Ligji i ri për teatrin mbërriti sërish në zyrën e Presidentit të Republikës. Kuvendi kërkon shpalljen e tij, por PD thotë se presidenti duhet ta rikthejë sërish këtë ligj duke e konsideruar si të ri.
Pasditen e së hënës në zyrën e Presidentit të Republikës ka mbërritur varianti i ri i ligjit për Teatrin. Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar Presidentit për shpallje ligjin e miratuar në 20 shtator, si dhe për njohje vendimin e Kuvendit.
Burime nga Kuvendi i thanë Report Tv se varianti i ri i ligjit mban numrin 37, numër që mbante edhe varianti i parë i ligjit për teatrin. Por si do të veprojë Presidenti i Republikës? A ka të drejtë ai të rikthejë për herë të dytë të njëjtin ligj? Palët politike kanë mendime të kundërta.
Juristët e grupit parlamentar socialist i thanë Report TV se kreu i shtetit nuk mund të kthejë dy herë të njëjtin ligj, pasi Kushtetuta ja njeh këtë të drejtë vetëm një herë. Për socialistët, ligji është i njëjti, sepse mban të njëjtin numër 37, pavarësisht se ka ndryshuar përmbajtja e tij.
Por demokratët mendojnë ndryshe. Për ta, pavarësisht se ligji mban të njëjtin numër, përmbajtja e tij është tërësisht e re, dhe për këtë, fton Presidentin të ushtrojë të drejtën kushtetuese të rikthimit të ligjit për shqyrtim.
Pavarësisht këtyre pritshmërive të ndryshme që palët politike kanë për mënyrën se si duhet të sillet Presidenti me këtë ligj, kreu i shtetit ka 20 ditë kohë, përfshirë dhe ditën e sotme për të marrë një vendim.
Aktualisht stafi i presidentit është duke shqyrtuar dy dokumentet e ardhura nga Kuvendi përpara se t’i sugjerojnë z. Meta një vendimmarrje. Pritet kthimi i presidentit nga Amerika, për të shpallur ligjin për mes dekretit apo për ta rrëzuar atë. Nuk përjashtohet mundësia e të mesmes së artë, që presidenti ta lërë ligjin të kalojë në heshtje duke mos u pozicionuar.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
85.9%
-
Pak
8.7%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 737
Lajme të tjera
-
Distanca 'higjenike' Berisha-Meta
22 Prill, 20:11
-
Durrës, Meta me delegatët e Konventës: Dëgjoj që Ilir Meta është bërë diktator! E thonë ata që nuk marrin as 20 like
22 Prill, 20:01
-
Ylli Pata: Zgjedhjet që nxorën jashtë loje 'dyshen legjendare'
22 Prill, 20:00
-
Konflikti me Dumanin, Vokshi në 'Studio Live': Meta ka pësuar traumë! SPAK duhet inkurajuar
22 Prill, 17:16
-
VIDEO/ Ish deputeti dhe ish këshilltari i Metës, Ralf Gjoni mbi 3 orë në SPAK: Dëshmova për kohën kur mbaja poste shtetërore
22 Prill, 13:45
-
Meta përgatitet me susta për të protestuar poshtë ballkonit të Berishës: Pas Konventës, do këndojmë ‘Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha’
22 Prill, 13:37
-
Çfarëdo që fillon me tërbim, përfundon me turp
22 Prill, 11:34
-
Meta sulmon sërish Dumanin: Kap laraska, unë jam burrë! I kërkoj falje vetëm nëse ‘foli’ sozia e tij! Reagimet e ambasadave? Buburreci kërkoi ndihmë
21 Prill, 14:02
-
Minxhozi: Mos gërmoni, këtu s’ka asnjë thesar!
21 Prill, 09:56
-
VIDEOLAJM/ Tedi Blushi fillon të recitojë si Ilir Meta: Lumja t'i moj Korça lule...
20 Prill, 22:44
-
Meta luan futboll në Lezhë dhe sulmon ndërkombëtarët: Turp të kenë që nuk reagojnë për urdhrat që Rama i jep SPAK
20 Prill, 21:02
-
Lorenc Vangjeli: Meta e Kryemadhi nuk janë Çausheskët e Tiranës
20 Prill, 18:24
O zot c,fare ligesie ka ky presidenti i leshit,nje sharlatan i pangopur.
PërgjigjuI krekosur si gjeli maje plehut,nje provincial ordiner,nje kryemashtrues intrigant i lindur.
PërgjigjuMortja qe s,me hengri mua,kur u be qeni dragua
PërgjigjuFytyra me djallezore dhe me e paskrupullt qe kam pare,
PërgjigjuMETA ESHTE pikepyetje.Pykpyetja NUK ZGJIDH dot PYETJE .
Përgjigju