Limon me piper, zgjidhje për mëlçinë, shëndetin dhe shijen

Limon me piper, zgjidhje për mëlçinë, shëndetin dhe shijen

Erëza gjallëruese e limonit dhe piperit ndihmon në stimulimin e mëlçisë dhe përmirëson tretjen

Nëse limonët janë përbërës të pandashëm të gatimeve tuaja atëherë duhet ta lexoni patjetër këtë artikull. Do të mësoni më shumë për kombinimin e piperit me limon, një erëz gjallëruese për shëndetin, por edhe shijen.

Shëndeti i mëlçisë dhe tretja
Erëza gjallëruese e limonit dhe piperit ndihmon në stimulimin e mëlçisë dhe përmirëson tretjen dhe aktivitetet e metabolizmit në organizëm. Ky kombinim fuqinë më të madhe e ka tek mbrojtja dhe përmirësimi i punës jetësore të mëlçisë si organ kryesor pë shëndetin e mirë.

Përmirëson rezistencën e organizmit
Kjo erëz e mban organizmin të mbrojtur nga çrregullimet kronike. AgroWeb.org ju tregon se lëngu i limonit dhe piperi kanë efekte të forta përmirësuese për imunitetin dhe pastruese për të gjithë organizmin. Të dyja së bashku luftojnë dhe shmangin formimin e mykut.

Pastrimi i organeve dhe rënia nga pesha
Përveç të rënit në peshë, konsumimi i limonit me piperin me një gotë me ujë të vakët herët në mëngjes ka një efekt pastrues magjik për organizmin. Provojeni për 30 ditë dhe mëlçia juaj do të punojë më lehtë dhe më mirë. Është shumë i rëndësishëm dhe i këshilluar për ruajtjen e shëndetit të mëlçisë, eliminimit të helmeve dhe çlirimit të acidit urik. Shumë specialistë besojnë se pirja esëll e një gote ujë me limon dhe piper ndihmon rënien e shpejtë në peshë, por AgroWeb.org ju këshillon që një hap i tillë kaq drastik duhet patjetër të shoqërohet me aktivitet fizik.

Jo vetëm shëndet por edhe shije
Limoni dhe piperi ofrojnë së bashku një shije që të hap oreksin, sidomos kur kombinohen në sallata, perime, gatime me pulë dhe supa. Nëse i përzieni me vaj ulliri, aroma dhe freskia e limonit shoqërojnë më së miri perimet, mishin, peshkun dhe shpendët e zgarës dhe të furrës. Ky kombinim aromë-plotë përgatitet nga lëkura e limonit dhe piperi i zi duke formuar një erëz speciale që bëhet lehtë në shtëpi. Lajeni limonin, grijeni lëkurën dhe përzijeni me piperin. Agroweb.org ju tregon se do të përftoni një erëz me nuancë agrumesh krejt të veçantë, të cilën duhet ta piqni në furrë për t’i dhënë shijen përfundimtare.

Si ta përgatisni kombinimin në shtëpi?

Përbërësit

• 2 lugë gjelle me lëkurë limoni
• 2 lugë gjelle me kripë deti
• 2 lugë gjelle me piper të zi

Përgatitja

1. Ngroheni furrën dhe futeni tavën me lëkurën e limonit dhe piperit.
2. Mbulojeni me një letër furre dhe piqeni në temperaturë të ulët për 30 minuta deri sa lëkura e limonit të jetë tërësisht e thatë.
3. Më pas hidhini grimcat e thara në një grirëse erëzash bashkë me kripën.
4. Ruajeni në një enë të mbuluar mirë që ta konsumoni më gjatë./AgroWeb/

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku