Shkodër, Buna kthehet në moçalishte, banorët: Turp! Situatë e papranueshme

SHKODER-Prurjet e pakta kanë bërë që Buna të kthehet në moçalishte. Mbetje urbane, mbetje të nxjerra në sipërfaqe nga uji, por edhe derdhja e ujerave të zeza e kanë kthyer atë në një moçal. Një situatë e papranueshme për banorët e Shkodrës të cilët e frekuentojnë këtë zonë gjatë sezonit të verës. Kjo ka rritur rrezikun e përhapjes së infeksioneve për frekuentuesit e shumtë të kësaj zone. Ato shprehen se kjo situatë është e papranueshme, ndërkohë që theksojnë se para viteve 90-të në këtë zonë banorët e Shkodrës e shfrytëzonin për plazh dhe ky është një turp që i serviret.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023