Liri Belishova thirri sonte vdekjen!

Liri Belishova thirri sonte vdekjen!

Liri Belishova ne rini

Kur dielli i ktheu shpinen Tiranes dhe muzgu po pertonte te mbulonte qytetin, ajo rrembeu telefonin dhe me duart qe i dridheshin formoi numurin, nuk priti qe te degjonte fjalen "po", e direkt i foli ne emer pa frike e pa elozhe :

-Hajde, hajde mortje me merr se jam vetem. Im bir ka dale nga shtepia dhe dua te me marresh me vete pa më parë askush duke u dorëzuar ne krahët e tu. Hajde mortje, hajde se do ikim bashke.

Vdekja u çudit sepse rralle here ne Shqiperi kishte hasur njerez kaq trima sa te merrnin guximin e ti kerkonin favore jo per te jetuar edhe pak, por per ti ikur jetes. Dhe me tronditese ishte kjo telefonate sepse vdekjen e telefononte nje grua, nje grua e hekurt e ndryshkur nga e djeshmja, nga dhimbjet, vuajtjet, internimet...

Te henen e parafundit te prillit te 2018, Liri Belishova, njeriu i dy simboleve te rralla qe i mungojne ketij vendi, vdiq. Vdiq gruaja qe pranoi jo vetem ne heshtje por dhe me kurajo mekatet e komunizmit qe i sherbeu me pathos. Vdiq gruaja qe u masakrua bashke me familjen e saj nga regjimi per te cilin luftoi aq fort.

Personalisht e adhuroja, e respektoja, ia perjetoja brengat, ia vleresoja mekatet dhe faljen, me nxiste te pranoja te djeshmen, te toleroja te sotmen e ti perkushtohesha te ardhmes.

Liri Belishova e thirri vete vdekjen pavaresisht se vdekja nuk e besonte. Nuk e besonte sepse kishte 40 vjet qe e torturonte çdo dite dhe Liria nuk jepej. Gruaja qe kurre nuk mbolli hakmarrje, vdiq në stinën kur mbillet dashuria.

Muzgu ndoshta dinte diçka ndaj iu vonua Tiranës. Gratë kurajoze e kanë shpirtin si dritë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nika: 24/04/2018 16:14

    Te qofte dheu i lehte zonja Liri. I vajte prane vajzes tende te vetme, te shkelqyer qe humbi jeten ne lulen e rinise. Besoj tani do te jesh e qete se ke prane, jeni prane te dyja te tregoni me dashuri kohen kur i munguat njera tjetres. Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • redi: 24/04/2018 12:38

    Nderim per kete figure te pamposhtur te LANCit si dhe kundershtare e vendosur deri ne masakrim nga rregjimi per te cilin luftoi . Shkrimi i Manes per krte grua simbol eshte i perkryer artidtikisht

    Përgjigju
  • Shkodra: 23/04/2018 21:49

    I lehte te qofte dheu "o sokolesh"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale