POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Kosovë, Gjykata e Prishtinës liron 'Babalen': Ka kërkuar azil politik! Albert Veliu: Në Shqipëri më rrezikohet jeta

KOSOVE - Lirohet Albert Veliu, i njohur ndryshe si "Babalja", rreth 24 orë pas ndalimit nga policia e Kosovës. Lajmi u konfirmua ekskluzivisht për Report Tv nga avokati i "Babales", Tomë Gashi. Sipas tij, Gjykata e Prishtinës nuk ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për paraburgim ndaj Albert Veliut, i cili në Shqipëri akuzohet për kallëzim të rremë për rastin e audiopërgjimit të pretenduar të Agron Xhafajt dhe kalim të paligjshëm të kufirit. Nga ana tjetër, Report Tv ka mësuar se vijojnë procedurat për ekstradimin e "Babales". Avokati mbrojtës, Tom Gashi tha se klienti i tij Albert Veliu, ndodhej me të, pas vendimit të Gjykatës.

Vendimi
Report Tv ka siguruar edhe vendimin e Gjykatës së Prishtinës që çoi në lirimin e "Babales". Në vendimin e gjykatës së Prishtinës që mban firmën e gjyqtarit Alltën Murselli, sqarohet se përfaqësuesi i akuzës, prokurori Hivzi Bajraktari ka kërkuar masën e sigurimit personal arrest me burg për Veliun me qëllim ekstradimin në Shqipëri, në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar nga autoritet shqiptare, që e akuzojnë për veprat penale kallëzim të rremë në bashkëpunim dhe kalim i paligjshëm i kufirit. Vetë Veliu, sipas dokumentit, ka kundërshtuar masën e kërkuar nga organi i akuzës duke thënë se ka kërkuar azil në Kosovë pasi në Shqipëri i rrezikohet jeta. Argument, ky që u përmend edhe nga avokati. Albert Veliu ka kërkuar azil në Kosovë bashkë me djalin e tij 18-vjeçar, Ledio. Ndërsa bashkëshortja dhe djali i mitur ndodhen si azilantë në Belgjikë. Nga ana tjetër, avokati i Babales, Tomë Gashi, ka përdorur si argument gjatë seancës precedentin e ekstradimit të "gylenistëve" te Erdogan dhe ka thënë se nëse klienti i tij do mbahej ky do ishte skandali më i madh juridik pas rastit të turqve. Në përfundim, referuar argumenteve të palës mbrojtëse, Gjykata e Prishtinës ka vendosur të lërë të lirë, Albert Veliun, i cili kthehet në kampin e azilantëve. 

Vendimi i gjykatës për Albert Veliu

Albert Veliu u ndalua një ditë më parë në një kamp azilkërkuesish në Prishtinë, pas lëshimit të urdhërporosisë nga drejtësia shqiptare për arrestimin e tij, pasi ndaj "Babales" ka një masë arresti me burg për kallëzim të rremë dhe kalim të paligjshëm të kufirit. Albert Veliu akuzohet se bashkë me kunatin e tij, Fredi Alizoti inskenuan përgjimin "Babalja 1", ku në një audiopërgjim pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bënte pazare droge. 

Ishte akt-ekspertimi i ardhur nga Anglia, që vulosi fatin e Babales, aty qartësohej se zëri në audiopërgjim nuk ishte i Agron Xhafës. Albert Veliu, i cili u prezantua në media me emrin ‘Dëshmitari X’, u largua në Kosovë në muajin maj, ku kërkoi edhe azil. Veliu ndodhej në Kosovë bashkë me djalin e tij, ndërkohë që ka deklaruar para autoriteteve kosovare se është larguar në Kosovë pasi i rrezikohej jeta. Pas procedurave ligjore pritet që Albert Veliu të ekstradohet në Shqipëri.

Report Tv publikoi pjesë edhe nga përgjimet e prokurorisë ku del në pah se gjithçka në adresë të Agron Xhafajt ka qenë e inskenuar nga protagonistët Albert Veliu dhe kunati i tij, Fredi Alizoti i cili ka imituar zërin e vëllait të ministrit. Sipas përgjimeve rezulton se Babales dhe Alizotit i ishin premtuar nga 100 mijë euro secili, nga deputeti me mbiemër 'Salianji'.

Ora 18:15
FOTO EKSKLUZIVE/ ‘Babalja’ i buzëqeshur krah avokatit pak minuta pas lirimit nga Policia e Kosovës

KOSOVË– Pas lirimit të Albert Veliut, i njohur ndryshe si "Babalja", rreth 24 orë pas ndalimit nga policia e Kosovës, një foto e tij, ku ai duket i buzëqeshur krah avokatit të tij ka mbërritur në redaksinë e Report Tv. Në foton e mëposhtme duket qartë Veliu së bashku me  avokatin e tij, Tom Gashi.

Veliu dhe avokati i tij

Albert Veliu u ndalua një ditë më parë në një kamp azilkërkuesish në Prishtinë, pas lëshimit të urdhërporosisë nga drejtësia shqiptare për arrestimin e tij, pasi ndaj "Babales" ka një masë arresti me burg për kallëzim të rremë dhe kalim të paligjshëm të kufirit.  

"Babalja" akuzohet se bashkë me kunatin e tij, Fredi Alizoti inskenuan përgjimin "Babalja 1", ku në një audiopërgjim pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bënte pazare droge. 

l.q.
Komento

Komente

  • Erik: 13/10/2018 06:21

    Ku i gjeti parate Babalja qe ka marre avokatin me te njohur ne Kosove qe mbron VIPat e politikes? Kush e paguan avokatin per kete sherbim?

    Përgjigju
  • Shqipetari i Shqipnise: 13/10/2018 02:17

    Me plot bindje po ju a them juve Kosovareve Jeni race e keqe Shqiperia meme ju kerkon ta fusni ne burg ne mase sigurie nje bandit shqipetare nje plere dhe me pas ta ekstradoni ne Shqiperi kete njeri te keq qe trazoi te gjitha ujrat e politikes Shqipetare me shpifjet e tij per interesa te nje klani politik Me te degjuar e kam “ Enver krimineli pat thene Se nje pjese e popullit Kosovar jane Spiuna te Serbise “ me mos veprimin e Kerkeses se Drejtesise Shqiptare me duket se thenia e qoftelargut e ka pasur te drejte thenien Po une them prap se Drejtesia Kosovare do ta ekstradoje Babalen ne Shqiperi Drejtesise Shqiptare ska cte beje dhe ska ci duhet nje Babale Kosovareve

    Përgjigju
  • Faik: 12/10/2018 21:37

    Shyqur që po e mbani ju! Shpëtoi Shqipëria nga një ÇAM LEGEN , që për LEK QYL , shiste edhe gruan e vet! Një mut më pak! Babale Çami i PaBesë dhe i Pafe!Kur shikoj Çamë të tillë dhe të Pështirë si Babalja , më bën të mendoj që GREKËT paskan patur shumë të drejtë me këta NDYRËSIRA ! Edhe pse unë personalisht jam një Nacionalist Shqiptar në IDE , por HALABAKË ÇAMË dhe MERCENARË si këta dy Çamët : Babalja dhe Alizoti Çami i Lagjes 1 Maji nga Fieri , e kanë Hak PLUMBIN Ballit , sepse janë Njerëz Parazitë , që për LEK QYL , janë gati të bëjnë INCEST me VAJZAT e tyre ! Këta janë ÇAMËT e Poshtërr FUNDËRRINA! Njësoj si Shpëtim HAJDUT Idrizi , që do të VJEDHI dhe GRABISË SHQIPËRINË , dhe mbas VJEDHJES së SHQIPËRISË , gjoja do kërkojë "Çamërinë" !!???!! 'ÇAM i PABESË me THIKË në BREZ , të THER me LUGËN e KAFESË' !!!!!! Ja këta janë ÇAMËT e LESHIT

    Përgjigju
    • Justice: 13/10/2018 08:11

      Qetesohu faik,çke?Ta paska ngopur ndonje çam me duket.

  • Fredi Mama Ndrylluri: 12/10/2018 21:17

    Ta gèzoni Babale Halenè O Koqevarè ! Njè Hale mè pak nè Vlorè dhe Shqipèri ! Do bènit mirè tè mernit edhe njè farè Fredi ZGJEBSI , qè gjendet kètu tek forumi i Shqiptarja.com! Fredi DOBIÇI qè èshtè njè Shejtan-Budalla i lindur , prandaj edhe Prindèrit Biologjik e Braktisèn, por Fredi ZGJEBSI pèrfitoi sepse Plakat e Lagjes e gjetèn nèpèr Ferra duke Qarè dhe e dorëzuan nè Maternitet! Fredi qè ka Tentuar 3-4 herè tè Shesi VAJZAT e tij bashkè me GRUAN , por NUK ja ka dalè dot , sepse Loshi èshtè gjendur aty , dhe e ka bèrè Fredi PINOKUN 'PESHK' !Loshi ja ka bërè Fredi Kèrrmès , "kurizin mè tè butè sesa barkun" !

    Përgjigju
  • Rrema: 12/10/2018 20:41

    Babalen ta mani , se do jete shembull dhe per ju , qe kush rren e mashtron e merr pare nga politikan e ka hallall azilin . Drejtsia ka prova e jo rrena

    Përgjigju
  • Vlonjati: 12/10/2018 19:43

    Mere ne shtëpi avokat se më robqir njeri se Bert mashtruesi nuk njeh Vlora. Turp i madh dhe për gjykatën e KS.

    Përgjigju