Lista/ Emrat e 30 fituesve dhe 230 humbësve të testit për gradën 'Kryekomisar'

Lista/ Emrat e 30 fituesve dhe 230 humbësve të testit për gradën 'Kryekomisar'

Efektivë policie

Testimi për oficerët e policisë që konkurruan për gradën “Komisar” tashmë është anuluar pasi rezultoi se efektivët kanë kopjuar, ankesa ka pasur edhe për testimin për gradën "Kryekomisar", por këtë herë janë vetë kandidatët të cilët kanë pretendime. Kjo pasi, jo pak, por 230 kandidatë kanë rezultuar humbës në testim, ndërsa kanë arritur të fitojnë vetëm 30 prej tyre. 

Shqiptarja.com publikon të plotë listën me emrat e 30 fituesve dhe 230 humbësve të testimit që është zhvilluar pak ditë më parë. Pjesa dërrmuese e konkurrentëve nuk kanë arritur të mbledhin 70 pikët e nevojshme për të kaluar në fazat e tjera, nga 100 që kishte në total testi. 

Lista e fituesve dhe humbëse në testimin për gradën kryekomisar

Efektivët pretendojnë se iu është bërë padrejtësi, pasi ka ndryshuar formati i testit në momentet e fundit. Ata theksojnë se në dijeninë e tyre testi përbëhej nga 100 pyetje me alternativa, ndërsa ka rezultuar në një test miksues, 50 pyetje me shtjellim dhe 50 me alternativa.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia