Liverpuli fiton në kohën shtesë ndaj PSG-së me rezultat 3-2 në Anfield

Liverpuli fiton në kohën shtesë ndaj PSG-së me rezultat 3-2 në Anfield

Foto nga ndeshja

Liverpooli dhe PSG në ndeshjen e sotme kanë dhuruar spektakël në Anfield, por në fund fituan anglezët me rezultat 3-2.

Ndeshja është zhvilluar në fillim me ritëm të lartë dhe ka raste nga të dyja anët.

Mirëpo befasia në formacionin e Liverpoolit, Daniel Sturridge, arriti ta kalojë skuadrën në epërsi në minutën e 30-të.

Aksion i bukur është zhvilluar nga e majta ku Robertson harkoi në zonë dhe me kokë më së miri u gjend Sturridge që me kokë shënoi për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe Liverpooli fitoi një penallti. Winjaldum u pengua në zonë nga Bernat.

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Milner që e dërgoi rezultatin në 2-0.

Por PSG u kthye në lojë me golin e realizuar nga Meunier. Belgu u gjet bukur në zonë ku me një goditje të saktë shënoi në minutën e 40-të për 2-1.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Pjesa e dytë nisi shumë qetë me të dy skuadrat që nuk sulmon edhe aq.

Sturridge dhe Salah kishin raste të mirë për Liverpoolin, por që nuk arritën të shënoni.

Por PSG u ngjall në fund kur Kylian Mbappe shënoi në minutën e 83-të për 2-2.

Dhe pjesa më e rëndësishme kur të gjithë pritën që ndeshja të mbyllet baras në skenë doli Firmino që shënoi për 3-2.

Liverpooli pas fitores ka tri pikë, ndërsa PSG mbetet me një pikë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Napoli luajti baras me Cervena Zvezdan 0-0.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Këshilli i Europës miratoi rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës, Serbia: Skandaloze dhe e turpshme

Këshilli i Europës miratoi rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës, Serbia: Skandaloze dhe e turpshme