'Lleshaj'/ Sot afati i fundit kushtetues i Metës për të dekretuar ministrin e Brendshëm

'Lleshaj'/ Sot afati i fundit kushtetues i Metës për të dekretuar ministrin e Brendshëm

Ilir Meta dhe Sander Lleshaj

Afati kushtetues i presidentit Ilir Meta për të dekretuar Sandër Lleshajn ministër të Brendshëm, përfundon sot. Kreu i shtetit duhet të vendosë këtë të premte nëse do të dekretojë apo jo propozimin e kryeministrit Edi Rama për pasuesin e Fatmir Xhafajt. Një javë më parë kryeministri Edi Rama i ridërgoi presidentit emrin e Lleshajt, pasi më herët Meta kishte refuzuar ta dekretonte pasi nuk kishte krijuar ende bindjen e plotë. 

Pas ripropozimit të Ramës, presidenti Meta rinisi konsultimet me institucionet, ndërsa në një letër drejtuar kryeministrit, ministres së Mbrojtjes dhe kryetarit të Kuvendit, rendiste 14 pyetje për Sandër Lleshajn, duke këmbëngulur te statusi dhe karriera prej ushtaraku. Nga ana tjetër, Report Tv mëson se Ministria e Mbrojtjes e ka përfunduar dosjen për Lleshajn, duke i dorëzuar presidentit përgjigjet e kërkuara. 

Ndërsa përmes një letre drejtuar Metës të hënën, Sandër Lleshaj shprehej se hiqte dorë nga karriera ushtarake dhe grada gjeneral. Për kryeministrin Edi Rama, i ftuar në "Repolitix"Report Tvpresidenti ka dy rrugë për të mbërritur te dekreti i Lleshajt, ndërsa u shpreh i bindur se kreu i shtetit do hedhë firmën mbi propozimin e tij për të bërë vendin me ministër të Brendshëm. Nga ana e tij, presidenti Meta u shpreh mbrëmjen e kaluar në një intervistë televizive se mbi rastin do të kishte një përgjigje institucionale e korrekte ditët në vijim. 

Aktualisht, Sandër Lleshaj është i komanduar si ministër i Brendshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kristjan Asllani i katërti, kush janë tre shqiptarët e tjerë që kanë fituar Serie A

Kristjan Asllani i katërti, kush janë tre shqiptarët e tjerë që kanë fituar Serie A