Lleshaj viziton efektivët e lënduar nga protesta: U sulmuan nga qytetarë dhe loja politike, dhuna e patolerueshme

Zv/ ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mbërriti në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për të parë më nga afër gjendjen shëndetësore të 15 punonjësve të Policisë dhe 3 qytetarëve që janë lënduar nga protesta e banorëve të ‘Unazës së Re’ përpara Kuvendit. Pasi ka takuar fillimisht efektivët, ai ka dhënë një deklaratë për mediat, ku është shprehur me keqardhje për situatën në fjalë. 

Ai shprehu solidaritetin ndaj punonjësve të rendit, të cilët, sipas tij, me përgjegjshmëri të lartë dhe profesionalizëm përballuan skena krejtësisht të papranueshme dhe të panevojshme. Lleshaj u bëri thirrje qytetarëve të vendit që të kuptojnë se Policia është Policia e tyre dhe pikërisht për këtë arsye, theksoi që nuk duhet ngritur dorë mbi të. Lleshaj u bëri thirrje edhe përfaqësuesve politikë, që të distancohen nga dhuna dhe aktet e papërgjegjshme. 

Në përfundim të fjalës së tij, ministri i Brendshëm tha se toleranca e Policisë së Shtetit ndaj akteve të dhunës nuk është akt dobësie dhe nuk ka për t'u toleruar. 

Në qoftë se sot kemi një konflikt të disa qytetarëve, të cilët janë të pabazuar në ligj me autoritetet civile, ky konflikt nuk ka asnjë arsye pse të spostohet ndaj policëve të rendit. Janë një numër i konsiderueshëm policësh të dëmtuar, madje edhe me dëmtime të rënda, të cilët pa asnjë shkak, pa asnjë arsye paguajnë një çmim të pamerituar.  Dua t’ju bëj një thirrje të gjithë qytetarëve të vendit tonë, të kuptojnë mirë që Policia është Policia e tyre. Kjo polici mban mbi supe dhe në uniformë simbolet e kombit shqiptar dhe kush vë dorë ndaj saj, kush ngre dorë ndaj saj, ngre dorën ndaj interesit të madh publik, ndaj interesit tonë të përgjithshëm dhe ndaj simboleve tona kombëtare. 

Dua t’ju bëj një thirrje edhe përfaqësuesve politikë të caktuar, të cilët mundohen të krijojnë kapital politik nga një konflikt civil, që të distancohen nga dhuna dhe nga aktet e papërgjegjshme dhe të vihen në mbështetje të Policisë, e cila e theksoj dhe njëherë, është Policia jonë, Policia e Shtetit shqiptar, Policia e qytetarëve shqiptarë. Njëkohësisht u shpreh familjarëve të të gjithë policëve të dëmtuar përkrahjen time, fëmijëve dhe bashkëshorteve të tyre, dhe garantoj mbështetjen e plotë të institucioneve të shtetit shqiptar ndaj këtyre policëve të dëmtuar.

Gjithashtu u bëj thirrje qytetarëve të kuptojnë mirë faktin se Qeveria shqiptare, institucionet e saj janë të angazhuar plotësisht për të plotësuar me përgjegjshmëri të plotë të gjitha detyrimet përballë çdo individi. Në rastin në fjalë, edhe ndaj individëve që preken nga projekti i “Unazës së re”, në bazë të ligjit dhe të akteve të tjera nënligjore. Por, nga ana tjetër dua të bëj të qartë për të gjithë ata që kanë guxuar të përballen me Policinë e Shtetit se maturia, përgjegjshmëria e Policisë së Shtetit nuk duhet të kuptohet kurrësesi si dobësi e saj. Edhe njëherë duhet të kuptojmë që toleranca, në njëfarë mënyre, edhe e tepruar e Policisë së Shtetit ndaj akteve të dhunës nuk është akt dobësie dhe nuk ka për t’u toleruar. 

Sandër Lleshaj, Ministër i Brendshëm 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Irani siguron Kinën: Nuk përshkallëzojmë situatën në Lindjen e Mesme

Sulmi ndaj Izraelit, Irani siguron Kinën: Nuk përshkallëzojmë situatën në Lindjen e Mesme