Llogaridhënia publike, Xhaçka në Dibër: Përgjegjësi për ata që na dhanë votën, por qeverisim pa dallim për të gjithë

Llogaridhënia publike, Xhaçka në Dibër: Përgjegjësi për ata që na dhanë votën, por qeverisim pa dallim për të gjithë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë turit të llogaridhënies në Dibër

Ftesa për t’u bërë pjesë e bashkëqeverisjes për Shqipërinë që duam dhe mirëkuptimi i reformave që forcojnë shtetin, ishte thirrja që ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u bëri banorëve të njësive administrative Kastriot dhe Tomin në bashkinë e Dibrës, ku ndaloi në vijim të turit të ndërmarrë nga qeveria “Puna për Shqipërinë që duam”, në kuadër të llogaridhënies publike.

Unë e di që këtu në Kastriot, veçanërisht në Dibër, mund të mos kemi bërë aq sa do të kishim dashur që të bënim. Por të gjithë bashkë duhet të kuptojmë që edhe buxheti i shtetit është njësoj si buxheti i një familjeje. Kemi pak, por nevojat janë shumë më tepër. Dhe jemi të detyruar që të bëjmë një listë prioritetesh. Nëse e bëjmë mirë këtë listë prioritetesh, atëherë kemi menaxhuar mirë financat publike, nëse nuk e bëjmë mirë këtë listë prioritetesh, atëherë nuk kemi menaxhuar me aftësinë apo përgjegjshmërinë që duhet ta kishim bërë.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

Mungesa e ujit të pijshëm, kanalet vaditëse, kanalizimet, rrugët rurale e deri te ndihma ekonomike dhe papunësia ishin disa prej problemeve të renditura nga banorët nga të dyja njësitë. Ministrja Xhaçka pranoi nevojat e mëdha të banorëve të fshatrave të Kastriotit dhe Tominit, por gjithashtu përmendi punët dhe investimet e viteve të fundit në ujësjellës dhe kanale vaditëse.

Ministrja Xhaçka pranoi kufizimet që ka buxheti sa i përket investimeve, pasi nevojat janë shumë të mëdha, dhe duke iu drejtuar drejtorëve lokalë, e cilësoi si të pajustifikueshme mungesën e shërbimit ndaj qytetarëve, duke u bërë thirrje atyre që për çdo ankesë apo problem të përdorin edhe portalin e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, nga ku marrin zgjidhje apo përgjigje për problemin e tyre brenda 10 ditëve.

Edhe atëherë kur është e pamundur t’ju ndihmojmë se mundësia nuk ekziston, nuk ka absolutisht asnjë justifikim që të mos ju presim, që të mos ju sqarojmë, mos t’ua qajmë hallin dhe të mos bëjmë të pamundurën për tua zgjidhur siç duhet. Kjo është arsyeja edhe pse kemi ngritur edhe Portalin e bashkëqeverisjen . Sepse shumë shpesh troket në dyert e institucionit të shtetit del dikush që mund të të mbajë peng, o me paaftësi, o papërgjegjshmëri, ose me korrupsion, sepse kërkon tarafin. Dhe kështu kanë bërë për 27-vjet. Ne duam ta ndërrojmë këtë qasje, duam ta ndërrojmë njëherë e mirë. Ato që ne bëjmë apo nuk bëjmë janë një përgjegjësi e madhe që kemi përkundrejt gjithkujt që na ka besuar me votën e tij për të drejtuar vendin. Dhe vendin e drejtojmë jo vetëm për ata që na kanë dhënë votën por për të gjithë pa dallim, të majtë dhe të djathtë. Pra, qeverisim për të gjithë pa dallim.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

Për t’u njohur më mirë dhe për t’i zgjidhur sa më shpejt problemet e banorëve, në Kastriot e Tomin ministrja Xhaçka shoqërohej nga kryetari i bashkisë, Muharrem Rama, deputetja e qarkut ,Almira Xhembulla dhe gjithë drejtorët lokalë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pas 4 mbledhjeve të dështuara, sot rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS gati planin e hetimit

Pas 4 mbledhjeve të dështuara, sot rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS gati planin e hetimit