Lobimi për negociatat, Rama të mërkurën në Austri, kërkon mbështetjen e Vjenës

Lobimi për negociatat, Rama të mërkurën në Austri, kërkon mbështetjen e Vjenës

Edi Rama dhe Sebastian Kurz gjatë një takimi në Tiranë

Kryeministri Edi Rama do vjojë në Austri turin e lobimit në Europë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë do vizitojë Vjenën në 30 maj ku do të pritet në një takim nga homologu austriak, Sebastian Kurz. 

Pas takimi, dy kryeministrat do dalin edhe në një konferencë të përbashkët për shtyp. Rama do kërkojë mbështejen e Vjenës për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Austria nuk është në listën e vendeve skeptike, por Vjena mund të luajë një rol të rëndësishëm te blloku 28 anëtarësh i BE.

Një ditë më parë kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz u shpreh se BE duhet t'i çelë Shqipërisë rrugën e perspektivës europiane. Sipas tij, nëse BE i mbyll dyert vendeve të Ballkanit Perëndimor, atëherë rajoni rrezikohet nga tensionet dhe ndikimi rus.  

Nëse duam te shmangim konflikte mes fqinjëve tanë ne Ballkanin Perëndimor dhe nëse duam te rrisim stabilitetin aty, duhet t’u ofrojmë këtyre vendeve nje perspektive te besueshme europiane. Por me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të hapim sa me shpejt negociatat.

Sebastian Kurz, kryeministër i Austrisë

Po dje, një apel i fortë erdhi edhe nga Gjermania, vend i cilësuar skeptik. Këshilli Gjerman për Politikat e Jashtme, një “think tank” i pavarur me shumë influencë në jetën politike gjermane publikoi një raport, në të cilin vlerësohet se pavarësisht sfidave ende të rëndësishme me të cilat përballet vendi ynë, “asnjë shtet tjetër në rajon nuk ka bërë aq sa Shqipëria për të merituar hapjen e negociatave”. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër