POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Lojërat e Fatit/ Fuga i përgjigjet PD: Kompanitë i morën licencat në kohën e Berishës e Bashës

Tirane- Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, i ka kthyer përgjigje akuzave të artikuluara prej dy ditësh nga selia blu.

Ndërsa të djathtët akuzojnë vëllain e kryeministrit Rama dhe atë të ministrit Xhafaj se fshihen pas kompanive të basteve dhe zotërojnë tregun e lojërave të fatit, Fuga thotë se situata është krejt ndryshe. Sipas tij, kompanitë që përmend PD-ja i kanë marrë licencat në kohën e Berishës dhe Bashës.

Partia Demokratike vazhdon avazin e vjetër dhe të dëshpëruar të baltosjes së përditshme. Prej dy ditesh akuzon në hava, pa dhe as edhe një fakt të vetëm, vëllain e Kryeministrit dhe atë të Ministrit të Brendshëm, për favorizim të kompanive të basteve dhe lojrave të fatit. 

Së pari, asnjë familjar i Kryeministrit apo Ministrit të Brendshëm nuk ka asnjë lidhje me kompanitë e basteve apo atyre që bëjnë monitorimin e basteve online, siç shpif PD-ja. 

Së dyti, në datë 31 dhjetor të këtij viti, duke mbajtur zotimin e dhënë dhe të sanksionuar në ligj si afati i fundit për kompanitë, nuk do të ketë më asnjë kompani lojrash fati brenda territorit të qyteteve. 

Së treti, nëse gjatë qeverisjes së PD-së egzistonin 40 kompani të tilla dhe arkëtoheshin nga shteti 37 milionë dollarë, sot numri i kompanive është përgjysmuar dhe të ardhurat në buxhet nga aktiviteti i tyre janë pothuajse dyfishuar. 

Së katërti, kompanitë për të cilat opozita baltos qeverinë kanë rinovuar licencat e tyre ose kanë marrë licenca të reja, gjatë viteve kur në qeveri ishte Sali Berisha dhe Lulzim Basha. 

Qeveria shqiptare është e angazhuar për të dhënë një zgjidhje përfundimtare edhe për industrinë e basteve dhe shumë shpejt, do të jetë gati projekti i ri ligjor i kufizimit të fortë të tyre. 

Nga PD nuk presim dot asgjë tjetër. Por kemi të drejtë të presim që më në fund mediat që i pasqyrojnë këto shpifje apo përgënjeshtrime, të bëjnë mundësisht punën e tyre dhe të verifikojnë kush gënjen në këtë mes. Ndërkohë Kryeministri dhe qeveria do të vijojnë të punojnë me të gjithë vëmendjen për njerëzit, pa humbur kohë dhe energji në rrugën e vjetër të baltës ku opozita zvarritet e përpiqet papushim të zvarrisë vetë Shqipërinë.

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku në një konferencë për media një ditë më parë denoncuan atë që e quajnë aferë të qeverisë me lojërat e fatit. Duke iu referuar vendimit të gjykatës italiane për të dënuar vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agronit si pjesëtar të një organizate kriminale në Itali, Alibeaj përmendi edhe emrat e Besnik e Gramoz Muratajt. Ai tha se ata rezultojnë të dënuar në Itali dhe i etiketoi si pjestarë të bandës së Agron Xhafajt. Por pavarësisht kësaj tha Alibeaj ligji antimafia nuk ka vepruar për këta dy persona, që rezultojnë të jenë pronarë të dy kompanive të basteve në Shqipëri.

ma.nd.
Komento

Komente

  • Robshi: 10/10/2018 18:26

    Dmth po mundohesh të thuash që lojrat e fatit të pd po i mbani gjallë ju prej 5 vitesh në pushtet!!? Çudi duke marrë në konsideratë që edhe pastruset e punesuara në kohë të pd ikin prej punë...

    Përgjigju
  • Justice: 15/09/2018 14:45

    Gabim....kush fley pd per lojrat e fatit....jan po ato,qoka shkon te ps, Por per dijeni pd ska pas dhen licenca se punonin pa licence fare...ndersa ps i licenson dhe u ben lehtesime...qe prap kompanite te fitojne...te dy palet si gjithomen jeni njesoj

    Përgjigju