Lojërat e fatit, PD: Lekët e bixhozit po hidhen në ndërtim, Dajlan Avdia do ndërtojë 3 kulla në Tiranë (Dokumentet)

TIRANË-Partia Demokratike ka lëshuar të tjera akuza në drejtim të qeverisë socialiste dhe kryeministrit Edi Rama. Pas vendimit të qeverisë për të mbyllur të gjitha pikat e lojërave të fatit që ndodhen në zonat urbane, online dhe për të lejuar vetëm ato që ndodhen në resortet me 5 yje, PD hedh të tjera akuza. Zëdhënësja e demokratëve, Ina Zhupa, në një deklaratë për mediat nga selia blu ka thënë se paratë e bixhozit po investohen në fushën e ndërtimit. Për këtë, PD ka publikuar disa dokumente, ku sipas të cilave, thuhet se njëri nga aksionerët e APEX, Dajlan Avdiu ka shitur aksionet nga kjo kompani, dhe me anë të dy kompanive të tij të ndërtimit pritet të ndërtojë 3 kulla në Tiranë. Sipas PD, Dajlan Avdia është klient i Kryeministrit, dhe se shitja që ai i ka bërë APEX tek një partner austriak është provë se këto para po pastrohen, duke kaluar nga bixhozi tek ndërtimet.

Kontrata e shitjes së aksioneve që aksioneri Daljan Avdia kishte tek APEX për tek aksioneri austriak

Leja e ndërtimit, publikuar nga PD, për kompaninë Invest Society për ndërtimin e një godine 9-katëshe

 

Leja e ndërtimit, publikuar nga PD, për një godinë 21-katëshe në Tiranë për llogari të kompanisë Techno-Alb

 

Leja e ndërtimit, publikuar nga PD, për kompaninë Invest Society për ndërtimin e një godine
Deklarata e plotë e Ina Zhupës:

Kompanitë e bixhozit, klientë të Edi Ramës, po i investojnë paratë e bixhozit në fushën  e ndërtimit me lejen e Edi Ramës.  

Rasti më flagrant është ai i kompanisë APEX, kompania më e madhe e bixhozit në Shqipëri. Një nga aksionerët e kësaj kompanie, Dajlan Avdia, ka shitur aksionet e tij pak kohë përpara se Rama të deklaronte mbylljen për disa kategori të lojrave e fatit.  

Partia Demokratike po publikon sot për herë të parë kontratën e shitjes së 16 % të aksioneve prej rreth 500 mijë euro nga klienti i Edi Ramës tek partneri i tij austriak i APEX-it.  

Me tërheqjen nga biznesi i lojërave të fatit, aktiviteti i Dajlan Avdisë do të përqëndrohet tek ndërtimi, një fushë tjetër që nga Departamenti Amerikan I Shtetit konsiderohet si mjet kryesor për pastrimin e parave të pista të krimit dhe korrupsionit.  

Dajlan Avdia ka në pronësi dy kompani të mëdha ndërtimi, “Techno Alb” dhe “Invest Society”. Në emër të këtyre dy kompanive, Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë dhënë disa leje ndërtimi në dy nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit - në qendër të Tiranës dhe në zonën e ish bllokut.  

Me firmën e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt, biznesmeni I bixhozit Dajlan Avdia brenda 7 muajsh ka marrë leje për tre kulla gjigande: 

 

·        Njëra në nëntor 2017 në zemër të Bllokut,

·        Një tjetër në shkurt të këtij viti tek Kulla e Sahatit.

·        Për kullën e tretë leja u dha në muajin qershor, pak pasi klienti i Edi Ramës shiti aksionet e bixhozit. Kjo kullë do të ndërtohet mbrapa presidencës. 

Lejet e ndërtimit për biznesmenin e madh të bixhozit janë një provë flagrante të mbështetjes së Edi Ramës për transferimin e veprimtarisë së pastrimit të parave nga bixhozi tek ndërtimi. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”