Lojërat e fatit në Kuvend/Rama: Nesër ca fjalë për Lloto Opozitën. Basha: Vendi është kapur nga banditët

Lojërat e fatit në Kuvend/Rama: Nesër ca fjalë për Lloto Opozitën. Basha: Vendi është kapur nga banditët

Edi Rama, kryeministër dhe Lulzim Basha, kryetar i PD

TIRANË- Kryeministri Edi Rama jep një tjetër mesazh pak orë para votimit në Kuvend të ligjit për lojërat e fatit. Në një status në Twitter, Rama shkruan se nesër do të ndalohet bixhozi, ndërkohë që paralajmëron se po nesër në Kuvend, do të ketë një fjalim për opozitën.

Reagimi i plotë i Ramës:

Nesër në Kuvend për Ligjin që ndalon Bixhozin(kazino, baste sportive,baste për gara qensh, kuajsh,luftra gjelash,off apo online, pa asnjë përjashtim)! E po nesër dhe ca fjalë për Lloto Opozitën e për bastet e gjysmagjelave të kazanit politik të baltës së shpifjeve e të akuzave.

Ora 19:45/ Bastet në Kuvend, Basha: Vendi s’ka më gjykatë, as qeveri por një tufë banditësh. Fundi është i sigurtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një reagim të fundit në Twitter, i ka kthyer përgjigje për bastet kryeministrit Edi Rama. Basha thotë se në Shqipëri s’ka më as qeveri dhe as Kuvend. Kryedemokrati paralajmëron se sipas tij, fundi i ‘diktaturës kriminale’ është i sigurtë.

Shqipëria nuk ka më as kryeministër, as Kuvend, as prokurori, as polici, as gjykata as qeveri, por nje tufë politikanësh banditë që kanë kapur shtetin dhe marrë peng vendin. Përballja me popullin është e pashmangshme dhe fundi i diktaturës së krimit i sigurte.

Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fraiku: 24/10/2018 21:14

    Miratojeni neser, mbyllini ne janar dhe rrini 20 vite te tjera ne pushtet. Mos harroni ti jepni Lulit ndonje kocke per kunatin dhe familjen Isufi.

    Përgjigju
  • agim: 24/10/2018 21:08

    Basha ka te drejte.Ai eshte hajduti m i madhe dhe krimineli me i madhe dhe shetit e llape i lire,bile merr dy rroga pervec dietave etje, Ky shtet me te ardhur ishte dshte me fute ne burge me rraporte e pa rraport. Sips tij shtet kishte vetem kur mori nje thes pare i vodhi ne rrugen e kombit,nuk u denua,shtet kishte vetem kur vrau njers ne bulevard nuk u denua.

    Përgjigju
  • ilo: 24/10/2018 20:42

    Ke te drejte kryebanditet me te medhenje jeni ti dhe Lulushi

    Përgjigju
  • Bcfg: 24/10/2018 19:50

    Bravo do te urojn shume nena shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale