Lojrat e fatit, Veliaj përshëndet vendimin e Ramës: Për këtë do të flasë historia!

Lojrat e fatit, Veliaj përshëndet vendimin e Ramës: Për këtë do të flasë historia!

Foto Ilustruese

Nga 1 janari nuk do të shikoni asnjë pikë bastesh apo kazino në Tiranë dhe në gjithë territorin e Shqipërisë. Vendimi i qeverisë për të  mos lejuar hapjen e bizneseve të lojërave të fatit është përshëndetur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili përmes një postimi në Twitter, shkruan se ndalimi me ligj i pikave të basteve e kazinove, është vendimi më fisnik e i guximshëm në dobi të familjeve shqiptare.

Qeverisja e Edi Ramës i ka sjellë shumë të mira këtij vendi e më mirë se unë për këtë do flasë historia! Ama ndalimi me ligj i pikave te basteve e kazinove, është vendimi më fisnik e i guximshëm në dobi të familjeve shqiptare! Mezi pres Janarin 2019 pa baste.

Erion Veliaj, kryebashkiak

Me qëllim largimin e të rinjve prej fenomeneve negative që kanë prekur shoqërinë shqiptare në këto vite tranzicioni, një nga masat që ka marrë Bashkia e Tiranës këto tre vite ka qenë dhe rehabilitimi i terreneve sportive në shkolla dhe rikthimi i bibliotekave nëpër lagje.

Ndërkohë, Tirana është qyteti i parë në Shqipëri që ka nisur zbatimin e projektit të shkollave si qendra komunitare, duke shfrytëzuar mjediset sportive të shkollave 9-vjeçare e të mesme të qytetit për komunitetin pas përfundimit të mësimit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot