Londër/ Makina përplaset me barrierat e sigurisë së Parlamentit, disa kalimtarë të lënduar (Video)

Britani e Madhe- Terrorizmi godet përsëri Londrën. Një makinë tip “Ford Fiesta” ngjyrë gri, goditi barrierat mbrojtëse në hyrje të parlamentit anglez në orës 7:30 të mëngjesit të së martës. Si pasojë disa kalimtarë në trotuar janë plagosur. E gjithë zona u rrethua menjëherë nga forca të shumta policore të armatosur ndërkohë një helikopter monitoronte situatën gjatë të gjithë kohës nga ajri.

Policia londineze thotë se ky sulm është duke u trajtuar si një akt terrorizmi. Në lidhje me ngjarjen është arrestuar shoferi automjetit një 20 vjeçar i cili banonte në zonën Midlands. Ai nuk ka pranuar ti përgjigjet pyetjeve të oficerëve të anti terrorit britanik që po udhëheqin hetimet.

Burime policore i thanë televizionit Sky News se autori sulmit nuk ishte i njohur për autoritetet e sigurisë por i skeduar vetëm nga policia lokale në Midlands ku ai banonte.

Vetëm disa orë pas incidentit është hequr kordoni rrethues i policisë dhe ka nisur lëvizja normale.

Po ecja në anën tjetër të rrugës kur dëgjova disa zhurma dhe dikë që bërtiste, u ktheva dhe pashë një makinë gri që u përplas. Personi që ngiste makinën nuk po dilte nga ajo.

Është shprehur një dëshmitar okular

Kryeministri Tereza May tha se i uronte shërim të shpejtë të lënduarve në këtë incident dhe falenderoi ekipet e policisë dhe shërbimeve te emergjencës për të vepruarin me shpejtësi dhe kurajo.

Ngjarjen përmes një toni të ashpër e komentoi përmes një statusi në Twitter edhe Presidenti amerikan Donald Trump ku thotë: Një tjetër sulm terrorist në Londër. Këta kafshë dhe të çmendur duhen trajtuar me dorë të fortë dhe vendosmëri.

E gjithë zona Westminster prej më shumë se 18 muajsh është në gjendje alarmi pas sulmit të fundit terrorist, ku mbetën të vdekur 5 persona dhe 50 të tjerë u plagosën.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Beteja këmbngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të  RAI

Mero Baze: Beteja këmbngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI