Londër, marshim kundër 'Brexit' pro BE/ Mijëra protestues: Duam referendum te dytë!

Londër, marshim kundër 'Brexit' pro BE/ Mijëra protestues: Duam referendum te dytë!

Foto ilustruese

Mijëra protestues kanë vërshuar në rrugët e Londrës, për t’u bashkuar tek ndërtesa e Parlamentit, duke bërë thirrje për referendumin final të marrëveshjes së daljes nga Bashkimi Evropian që njihet si Brexit. Votuesit e rinj ishin ata që drejtuan marshimin, ku sipas organizatorëve morën pjesë më shumë se 100,000 protestues. Brexit, që premtuan mbështetësit e tij para referendumit të qershorit 2016, nuk ngjason aspak me atë që po negociohet sot, thonë aktivistët të cilët nënvizojnë se do të kishin votuar kundër, nëse do ta kishin ditur koston e vërtetë.

Marshimi para Parlamentit zhvillohet me shpresën se protesuesit do të bindin kryeministren Theresa May të mbajë një referendum të dytë për “Brexit”-in, ndërkohë që shefja e ekzekutivit e ka refuzuar një referendum të tillë.

Votuesit në Britani kishin votuar pro daljes nga Bashkimi Evropian në qershor të vitit 2016. Britania pritet të dalë nga BE-ja më 29 mars të vitit 2019.

Plani është të bëhet një hap tranzicioni për lehtësim të pasojave të marrëdhënies mes BE-së dhe Britanisë.

Por, për shkak të mosarritjes së një marrëveshjeje në mes të dyja palëve, afati mund të shtyhet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti