POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Lovren 'përdor' urimin e viti të ri për të zbuluar detajin nga Salah: Të thashë gëzuar vetëm se...

Futbollistët e Liverpool, Dejan Lovren dhe Mohammed Salah

Dy lojtarët e Liverpool, Dejan Lovren dhe Mohamed Salah kanë shpërndarë mesazhet e tyre të para për vitin 2019 në WhatsApp, dhe biseda duket se për kroatin Lovren veç urimit për vitin e ri ka pasur qëllim tjetër.

Biseda nis me mesazhin nga Lovren në orën 00:30: Gëzuar vitin e ri Brate ( bashkim i fjalëve vëlla dhe shok)

Salah i përgjigejt urimit të Lovren me një mesazh më të gjatë: "Faleminderit Brate, të uroj gjithë të mirat për Vitin e Ri! Vetëm shëndet dhe dashuri."

Më pas Lovren del tek qëllimi i tij i cili është vërtet shtangës:

Gjithashtu Brate, çfarë ore është nesër stërvitja?  Të çova gëzuar vitin e ri vetëm sepse dua të di në çfarë ore është nesër stërvitja.  Akoma në 3:30 ?

Dejan Lovren

Por nga mesazhet e fundit në WhatsApp, duke iu referuar emoji-t, Salah e ka pritur me mjaft sportivitet situatën.  

Dy lojtarët njihen për miqësinë e tyre prej 2 vitesh, që nga koha kur Salah u transferua nga Roma në Liverpool në vitin 2017.

a.k./ke.mu.
Komento