LSI gati 'ushtrinë' për të rrëzuar qeverinë? Vasili flet për kulisa e pazare: Mesazhi ishte i qartë

LSI gati 'ushtrinë' për të rrëzuar qeverinë? Vasili flet për kulisa e pazare: Mesazhi ishte i qartë

Betimi i të rinjve të LRI

Tiranë- Videoja e të rinjve të LSI-së në kampin e Jalës, teksa betoheshin si në një ushtri, se ishin gati të rrëzonin qeverinë, për kreun e Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili është një mesazh i qartë që i jepet qeverisë.

Sipas tij, LSI dhe të rinjtë e saj kanë treguar rrugën, moralin dhe forcën si duhet përballur e keqja. Ai flet ndër të tjera për kulisa e pazare që siç shton, bëhen skutave dhe vrimave dhe që LRI-ja është e gatshme t’i godasë.

Statusi i plotë:

LRI kundra hajduteve te pushtetit dhe shushunjave perqark tij.
Mesazhi i LRI s’ka asnje ekuivok dhe eshte shume i qarte.
Nje pushteti te ngritur mbi droge e hajduteri, dhe moralisht mbi pabesi e poshtersi i duhet goditur ballas dhe pa asnje kompromis.
Si mund te kete nje qendrim tjeter ndaj droges dhe kusarise.
LRI rrezon kulisat e pazaret, e skutave dhe vrimave, duke vendosur betejen ne fushe te hapur ku palet perballe jane e mira dhe e keqja.
Te vendosur tek e mira me force, ide dhe temperament LRI natyrshem ka vene ne hall shushunjat perqark pushteteve te djeshme e te sotme.
LRI ja ka dale ti beje qesharake shushunjat, qe nuk i shqetesojne miliona euro luksi te qeverise per avione e zyra,qe nuk i shqeteson qe 70% rinj duan te ikin nga Shqiperia,qe 50% e shqiptareve duan te ikin nga vendi,por te gjithe shushunjat i shqeteson mesazhi i perballjes me te keqen, qe e than mocalin e te keqes ku shushunjat gjallojne.
LRI na tregoi rrugen,moralin dhe forcen si duhet perballur e keqja,shembja e te keqes ngordh edhe shushunjat.
Te keqiat vijne bashke por edhe ikin bashke….

Petrit Vasili

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ROZA: 27/08/2018 13:54

    Petritka po si nuk keni turp more .

    Përgjigju
  • raul: 27/08/2018 07:36

    ky eshte turpi i shqiptareve, femije 14 vjecare marin pjese ne nje trajnim erotik ne haremin veror te Jales dhe ne fund komandantja me uniforme ushtarake, Nafije dybeku apo baxhella sic e njeh populli ju jep leksione mbi rezimin e pushtetit ne shtator me revolucionin berishian. Oh sa te mjere dukeni ne ate foto taman si te rinjte gjermane 14-15 vjecare qe moren armet ditet e fundit te Berlinit dhe para se te shkonin drejt vdekjes se sigurte ne frontin e luftes pershendeteshin nga Fyrheri . Por keta femije e kishin vdekjen e sigurte se ushtria kuqe e Stalinit e kishte futur Berlinin ne dare te hekurt. Keshtu ngjajne dhe keta mjerane te leshit dhise te mashtruar nga baxhella se do ju jape nje vend pune sa te mare pushtetin se ka pare as ne enderr, dhe nderojne me pershendetje fashiste,,,,,e shihni o popullkush eshte shushunja e ketij populli qe mori gjysmen e qeverise me 4 mandate gjysem te vjedhura ,,,,

    Përgjigju
  • populli: 26/08/2018 18:11

    ja dhe debilate e LSI po harruane keta cfare kane bere kryetaret e tyre servilat e politikes legena hyyy

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet