‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na
kërcënuan që të hyjmë në zgjedhje

‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na<br />kërcënuan që të hyjmë në zgjedhje
SHBA dhe BE na kërcënuan që të futemi në zgjedhjet e 25 qershorit”.
 
Kështu deklaroi Edi Paloka në studion e emisionit ‘5 pyetjet nga Babaramo’ duke zbardhur prapaskenat e negociatave me ndërkombëtarët që detyruan PD që të mbyllë çadrën dhe të futet në zgjedhjet e 25 qershorit.
 
Na kërcënuan që të futemi në zgjedhje, ata që na kërcënuan ishin nga Bashkimi Europian dhe zv/ ndihmës sekretari amerikan i shtetit.
 
Dy gjëra u thanë, në video-konferencën e zhvilluar me Dol, ku ishte dhe Hahn, e para na u tha hapur një gjë që na e kishte thënë para një javë para Taulant Balla, që “do ju përjashtojnë nga partitë popullore” po nuk hytë në zgjedhje.
 
Na u tha nëse nuk do të hyni në zgjedhje nuk do keni as mbështetjen tonë. Ne nuk do të lejonim zhvillimin e zgjedhjeve, dhe Rama këtë e dinte shumë mirë, e dinte dhe në Kavajë prandaj i anuloi zgjedhjet jo për tolerancë.
 
Kjo na u tha që nëse nuk hyni në zgjedhje ne do ja njohim zgjedhje atij, dhe nëse do bëni atë që keni planifikuar nuk do keni mbështetjen tonë. Ishim të bindur që zgjedhjet do manipuloheshin
”, tha Paloka.
 
Rakordimi me LSI, Paloka: Nuk bëhet fjalë për koalicion
Ish-kryetari i grupit të PD konfirmoi deklaratën e Monika Kryemadhit një javë më parë në Report Tv se ka një proces rakordimi mes dy partive për një opozitë të fortë përballë qeverisë, por sipas tij nuk është bëhet fjalë për koalicion për zgjedhjet lokale të 2019.
 
Po është e vërtetë, jemi takuar disa herë, edhe unë kam takuar Vasilin për qëndrimin opozitar për mënyrën si do të procedohet për administrimin e seancës si do të votohet si do të ecet. Për derisa sa dy palët pretendojnë opozitë të fortë....
 
Në opozitë nuk mund të ketë koalicion. Koalicioni mund të bëhet për zgjedhje, por nuk është diskutuar, jemi në fillime, të shohim ca opozite do të bëhet, në fjalë jemi, por..
.” përfundoi ai. 

INTERVISTA E PLOTE
Që javën e parë të fillimit të punimeve të parlamentit të ri paraqitët kërkesën për një komision të posaçëm parlamentar për hartimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhorë që kam përshtypjen që përfshijnë edhe Kushtetutën, pse menjëherë?

Ju e kujtoni që çështja e ndryshimit të Kodit Zgjedhorë ka qenë shumë e diskutuar, e kemi kërkuar që në 2016, për të krijuar një mundësi për sa më pak manipulim të votës. Në atë kohë argumenti më i përdorur nga maxhoranca dhe disa ambasadorë ishte që nuk ka kohë për të bërë votimin dhe numërimin elektronik, ne e kishim premtuar dhe prandaj që hapi i parë është ky, sepse problemi më i madh sot në demokracinë shqiptare është vota e lirë. Nuk ka sot një parlament që pasqyron vullnetin e shqiptarëve.
 
Kur flasim për Kodin Zgjedhor kërkesa kryesore është votimi dhe numërimi elektronik. Kjo është kërkesë e pa negociueshme?
Po është e panegociueshme. Kam pasur dhe kam bindjen se Rama nuk do pranojë as votimin as numërimin elektronik, sepse ai nuk jep kurrë asgjë pa e gjetur më parë hilen, mendoj që këtyre Rama nuk ja ka gjetur hilen akoma.
 
Disa nga argumentet janë dhënë në atë kohë, që shumë vende e kanë hequr pse e keni garancinë se do funksionojë?
Sepse na e kanë dhënë teknikët. Mjaft firma të njohura kanë dhënë garancinë edhe në atë kohë që teknikisht është absolutisht e mundshme.
 
Në argumente ishte hakerimi i mundshëm, siç pretendojnë në Amerikë për ndërhyrjen ruse...
Kjo është propagandë nuk është vërtetuar gjë, ekziston rreziku i hakerimit, por për mua ekziston vetëm për maxhorancë. Ne e kemi të domosdoshëm këtë sistem , nuk do e eliminojë tërësisht deformimin e votës, por një pjesë.
 
Partia Socialiste, Rama dhe Balla thanë harruat kushtin kryesor, votimin e emigrantëve.
Kjo nuk ka lidhje me votimin elektronik.
 
A e pranoni kërkesën për votimin e emigrantëve?
Nuk kemi asnjë arsye të jemi kundër përkundrazi, madje është në interesin tonë sepse në vitet e fundit janë larguar shumë njerëz ku jam i sigurt që 90% votojnë PD. Por duhet parë më parë hilja e Ramës sepse e thash ai nuk bën asgjë pa hile. Si do realizohet votimi pastaj është pjesë teknike, sepse po të shkojnë të votojnë në ambasadë ajo histori merr fund.
 
Çfarë do të ndodhte nëse të njëjtë ndërkombëtarë të thonë që votimi elektronik nuk është i mundur?
Nuk është e vërtetë, është i realizueshëm dhe me më pak shpenzime. Duket sikur është më i shtrenjtë por janë bërë llogaritë dhe nuk është kështu. Firmat janë marrë me këtë punë.
 
Në fakt deklaratat e Bashës kanë lënë të kuptohet se kërkojnë të ndërhyhet edhe në sistem kërkoni një sistem maxhoritarë të pastër?
Nuk jemi shprehur nuk e kemi një vendim të qartë, Basha tha që ne kërkojmë që të të këtë një sistem që ti heqë mundësinë kryetarëve që të vendosin dhe të afrojë deputetë me popullin, por sistemi që e bën hajde ta vendosim.
 
Është sistemi maxhoritarë që e bën atë?
Nuk është e thënë. Ne kemi një grup dhe zoti bylykbashi do merret vetëm me reformat.
 
Këto janë vetëm ndryshimet në Kodin Zgjedhor po në kushtetutë?
Sigurisht ndryshimet në kod zgjedhorë do ketë ndryshime në kushtetutë
 
Përtej kësaj do ketë?
Për momentin jemi në këtë pikë. Synimi është më i gjerë kjo mund të kërkojë edhe ndryshime të tjera, por çdo gjë fillon me hapin e parë.
 
Veç ankimimit te ndërkombëtarët, në një situatë të tillë, si do veproni?
Ne jemi në këtë hap të parë, më tej nuk e dimë të shohim, por jam i bindur se Rama nuk jep asgjë pa marrë një hile.  Pas çadrës kishim një plan për datën e zgjedhjeve. Na kërcënuan që të futemi në zgjedhje, ata që na kërcënuan ishin edhe nga BE dhe ndihmës sekretari i shtetit. Dy gjëra u thanë në mbledhjen e grupit parlamentar ku ishte edhe komisionari Hahn në atë videokmonferencë, dhe na u tha hapur një gjë që na e tha para Taulant Balla që “do ju përjashtojnë nga partitë popullore”, gati kjo na u tha që nuk do keni as mbështetjen tonë. Ne nuk do lejonim zhvillimin e zgjedhjeve, dhe Rama këtë e dinte shumë mirë e dinte dhe në Kavajë prandaj i anuloi zgjedhjet jo për tolerancë. Kjo na u tha që nëse nuk hyni në zgjedhje ne do ja njohim zgjedhje atij, dhe nëse do bëni atë që keni planifikuar nuk do keni mbështetjen tonë. Ishim të bindur që zgjedhjet do manipuloheshin.
 
Nga kërcënimi i Hahn dhe Dol, është një marrëveshje në mes, morët gjithçka kërkuat?
Këta kishin kryer punë para se të bëhej marrëveshja, njerëzit ishin blerë nga banditë dhe ata nuk guxonin të ndryshonin qëndrim. Ishin blerë e kam dëgjuar nga goja e tyre më thanë “ më vjen keq shefo për ty” ma tha copë.
 
Pse nuk e denoncuat?
Kam kërkuar prej një muaji largimin e dy inspektorëve në Malësinë e Krujës. Ne krijuam 6 ministri dhe kërkesat i dërgova te Ministria e Brendshme. I dhashë fakte që dy inspektorët shkonin dhe urdhëronin rrënjët, i thoshin kaq do mbjellësh, por nuk do ndryshoni votën. Ne arritëm marrëveshjen më të mirë me Ramën, por ne ishim të bindur që ministrat nuk mund të bënin shumë, nëse do dilnim të thoshim jo policia kështu... do dilnin të thonin pse e vutë Ministrin e Drejtësisë?!
 
Në fushatë nuk sulmonit Ramën por LSI, dukje sikur konkurronit për vendin e dytë jo të parë...
Ky lloj perceptimi u krijua dhe na dëmtojë. Në asnjë takim nuk kam thënë që do qeverisim me Ramën, ka pasur një shtim doze ndaj LSI dhe kjo sepse mjaft anëtarë të PD për interes të tyre ishin larguar nga PD dhe ishin angazhuar te LSI për interes.
 
Në fakt ju përfaqësoni PD tradicionale, por ata që bënë marrëveshjen nuk janë...
Marrëveshjen e bëri Basha, dështoi se nuk ishte vullneti i Ramës për ta zbatuar.
 
Ju dha shpjegime Basha pasi e mbyllët marrëveshjen?
Në një takim kam qenë unë zgjati tre orë, Rama një orë piu cigare, ai që në fillim e preu që nuk ishte dakord me ato që i kërkonim ne. Basha bëri kërkesat tona, ai tha nuk i jap. Se ndenjëm tre orë nuk do me thënë që bëmë plane, praktikisht asgjë nuk u arrit.
 
Domethënë u arrit kur Rama pati takim kokë më kokë me Bashën?
Marrëveshja u arrit mbasi na u plotësuan kërkesat që kishim dhe na u plotësuan më shumë nga sa ishin në projektin e parë u shtua numri i ministrive e i drejtorive.
 
Në fakt morët disa drejtori pa lidhje me zgjedhjet OSHEE për shembull?
OSHEE u bë sepse ishte kthyer në repart. Ne shkuam për të frenuar sa të mundnim dhe për të dokumentuar si dhe për të krijuar psikologjinë te votuesit që të shkonin të votonin.
 
LSI kërkoi largimin e shefit të Lezhës dhe ministri juaj nuk e hoqi?
Nuk i heq ministri, i ka kërkuar dhe drejtori nuk ka vepruar.
 
Kishte një klimë se do të kishte bashkëqeverisje...
Ne nuk arritëm të ngrihemi për të rrëzuar këtë thashethem. Mos hyjmë te ato që thonë “E shiti Basha”. Kanë thënë edhe “E shiti Basha” PD-në te Rama. Por nuk dua t’u hyj këtyre gjërave.
 
Po te militantët si ndikoi?
Përhapja e këtij thashethemi ka ndikuar, por si mund të qeverisja unë me një njeri që e kam sharë me libër shtëpie. Keni të gjitha fjalimet e Bashës, ku është sulmuar Rama. Ishin mediat që hapnin pyka për marrëveshjen.
 
Si e shpjegoni rrjedhjen e votave për Rucin?
U bë edhe një diskutim në grup, pati edhe një deklaratë dhe nuk kam se cfarë të shtoj.
 
Media ka qenë korrekte te raportimet?
Kur mbledhjet janë të mbyllura nuk kanë pse bëhen publike
 
U manipuluan votat?
Jam me deklaratën e PD. Për mua fajtor është Rama. U blenë u shitën, fajtor për mua është Rama. Edhe në rastet kur nuk i duhet vota, si në Korcë, por edhe në këtë rast. Po marra rastin që Rama se i bleu, por është turp dhe kambanë alarmi. Janë blerë dhe shitur deputetë dhe ministër në 27 vite, nuk është hera e parë.
 
E bën përgjegjës Bashën, se lista e tij hyn në ujë që në fillim?
Po pse cfarë lidhje ka, pse Ramës nuk ia shitur para Berishës? Nuk është faji i atij që bën listën. Basha ka pjesën tjetër te përgatitja e listës, e bëri vetë dhe mban përgjegjësi vetë. Shkoi u përball me atë që i doli përballë dhe fitoi.
 
Në fakt u quajt garë e trukuar e pandershme?
Kam qenë pjesë e administrimit të procesit dhe janë fjalë në ajër, nuk ka lidhje për trukimin. Kam respekt për Selamin, por ai rezultat pritej. Dikush që mendonte se e mundte duhet të vinte të garonte.
 
Selami nuk mori listat në zgjedhje?
Nuk është e vërtetë. Bëhej fjalë për publikim, por përse duhet të bëhej publike, ti tregonim Ramës kë kemi, një pjesë janë në punë dhe rrinë si të tromaksur. Nuk janë pranuar të bëhen publike për këtë arsye.
 
Nuk ekziston mundësia që të ketë pasur vjedhje të pjesshme?
Unë thash, arsyeja kryesore dhe ku duhet të përqendrohemi ne është shit-blerja e votës. Lista mbase jo e mirë e Bashës, fushata e shkurtër, krijimi i idesë që këta do të bashkëqeverisim dhe ne nuk arritëm ta rrëzojmë. Por kryesore është pagesa për të mos dalë në votime.
 
Edhe ju jeni i pakënaqur me listën?
Cfarë kam pasur i kam diskutuar me kryetarin. Cdo njeri ka idenë e tij për listën....
 
Cfarë nuk shkonte te lista?
Kur thash mund të jetë lista, përmenda arsyet që thanë të tjerët, që kanë qenë grimca, por nuk kanë qenë thelbi
 
Berisha tha kurrë nuk e do e bëja atë listë?
Po edhe unë nuk do ta bëja, do të bëja një tjetër. Absolutisht! Të gjitha po ta bënim një listë do ishte ndryshe.
 
Topallin, Patozin Bregun do e përfshinit në listë?
Nuk do të jap mendim për këtë. Dua të marrim shembull e lënies së Xhakës jashtë nga kombëtarja për arsye të disiplinës “Një lojtar i mirë nëse vjen më prish lojën i rroftë që është lojtar i mirë....”
 
Berisha tha duhet të bashkohemi....
Thelbi ishte që duhet të bashkohemi të gjithë, kush e do PD jashtë interesave personale dhe të luftojmë që të fitojë PD.
 
Ka klimë mosbesimi?
Duhet të mblidhemi jashtë interesave tona..
 
Po thua që Topalli të shkojë te grup-seksioni i lagjes...
Pse përmend emra....Duhet vullnet për të bashkëpunuar nga të gjithë. Edhe cështja e deputetit nuk është kusht i domosdoshëm, po qindra demokratë që votojnë PD që sot janë pa punë dhe pa bukë, ca duhet të thonë që të ikin nga partia se nuk janë deputetë. Asnjë nga këta nuk mund ta thotë se PD nuk i ka vlerësuar.
 
Ka dy opozita, apo ka shenja afrimi, Kryemadhi tha këtu para një jave se kemi nisur një proces rakordimi?
Po është e vërtetë, jemi takuar disa herë, edhe unë kam takuar Vasilin për qëndrimin opozitar për mënyrën si do të procedohet për administrimin e seancës si do të votohet si do të ecet. Për derisa sa dy palët pretendojnë opozitë të fortë....
 
Ky është afrim vetëm për komisionet dhe seancën apo strategjike, në zgjedhjet lokale do të dilni si opozitë e bashkuar apo vetëm?
Në opozitë nuk mund të ketë koalicion. Koalicioni mund të bëhet për zgjedhje, por nuk është diskutuar, jemi në fillime, të shohim ca opozite do të bëhet, në fjalë jemi, por...
 
Basha ka lënë të kuptohet se duhet një politikë bipolare, cka largon LSI nga skena dhe partitë e tjera, keni hequr dorë nga kjo tendencë?
Nuk ka një formulë si do të zhvillohen zgjedhjet. Parimisht jemi te ajo që tha Basha, që deputetët të propozohen dhe të jenë pranë popullit. LSI nuk është më parti e vogël që të ketë probleme të tilla.


(Pjesa e dytë)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira