Lufta e përgjimeve, kë të besojnë shqiptarët? Flasin deputetët e PS: Sytë nga prokuroria

Lufta e përgjimeve ditët e fundit e ka futur publikun në një tymnajë ku faktet nuk shquhen lehtësisht. Por kë duhet të besojnë qytetarët kur të dy partitë e mëdha flasin për konspiracion ndaj njëra-tjetrës? Report TV pyeti deputetët socialistë, të vetmit që ishin sot në ambientet e Kuvendit. Ata thonë se zëri i të vërtetës është vetëm prokuroria. 

Pyetje: Me këtë histori përgjimesh të njëpasnjëshme kë duhet të besojnë shqiptarët?

Spartak Braho: Duhet të veprojë prokuroria dhe policia. 

Pyetje: Është e besueshme prokuroria kur opozita e anatemon?

Spartak Braho: Prokuroria duhet të veprojë. Nuk mbahet sehir Ervin Salianji, e patë mbrëmë? Tjetër manipulim, tjetër seancë shpifjesh. 

Pyetje: Ju i besoni kryeministrit? 

Spartak Braho: Jo unë i besoj logjikës dhe faktit që institucionet duhet të veprojnë. 

Ulsi Manja: E vërteta është rendi i ditës që kemi sot në Komisionin e Ligjeve, ligji për noterinë. 

Elena Xhina: Atë që do thotë drejtësia, fjalën e fundit të saj po presim. Jemi bërë të gjithë gjyqtarë e prokurorë. Konkluzionet përfundimtare i jep gjykata jo prokuroria. 

Bledi Çuçi: Duhet të besojnë pa diskutim versionin institucional, prokurorinë. 

Pyetje: Ju mendoni se ka kredibilitet prokuroria kur gjysma e politikës opozita, e konteston? Ka njerëz që mund ta besojnë opozitën

Bledi Çuçi: Publiku nuk është aq budalla sa mendoni ju, është shumë i mençur. Kam bindjen time të pa lëkundur që duhet tu besojmë institucioneve. 

Pyetje: A e cenon kjo luftë me përgjime besimin e publikut tek politika?

Bledi Çuçi: Kjo është kriza e opozitës, nuk kemi çfarë t’i bëjmë. Nuk është kriza e gjithë politikës, të paktën në këtë rast është shumë e qartë. 

Luan Harusha: Duhet të besojnë institucionet e drejtësisë, prokurorinë dhe gjykatën pa diskutim. 

Fate Velaj: Unë kam mendimin tim që do ta them në një moment të caktuar pasi të jem kthjelluar për të gjitha. Qytetarët i besojnë qeverisë dhe punës së saj.

Fidel Ylli: Duhet të besojnë prokurorinë. Kjo është një betejë e humbur. Të merresh me Babahalet nuk ke ç’nxjerr. Prokuroria duhet të japi përfundimet. Kauza të dështuara nxjerrin pa filluar sezoni parlamentar, këta duan të rrëzojnë qeverinë me këto. Kjo është arsyeja se pse tkurren dita ditës e nuk i gjëmon njeri nga pas. 

Musa Ulqini: Për shkak të moshës që kam, kam menduar që përgjimet do t’i përkisnin një kohe tjetër që shpresoj nuk do kthehet kurrë. Por edhe kjo histori përgjimesh e ka një të mirë se u kujton deputetëve që duhet të jenë më të përgjegjshëm e më të kujdesshëm në raport me komisionin, kuvendin, seancën dhe zonat e tyre elektorale. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexues: 10/10/2018 20:25

    Shume e thjeshte: nuk besojme as njeren pale as tjetren...te dyja kane dhene prova qe jane legena

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan