Lufta kundër korrupsionit, OSBE thirrje të rinjve nga Ballkani për të aplikuar në 'Youth Trail 2018'

Lufta kundër korrupsionit, OSBE thirrje të rinjve nga Ballkani për të aplikuar në 'Youth Trail 2018'

Youth Trail 2018

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), shpall thirrjen për aplikime për “Youth Trail (Shtigje Rinore) 2018: Promovimi i vlerave të OSBE-së mes të rinjve”. “Youth Trail 2018” do të zhvillohet në datat 20-24 qershor, në Tiranë.

Tridhjetë pjesëmarrës të moshës 18-24 vjeç nga Ballkani Perëndimor do të përfshihen në një program, që gërsheton diskutimet për të drejtat e njeriut, angazhimin e të rinjve, barazinë gjinore, luftën kundër korrupsionit dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm me simulime dhe veprimtari në natyrë.

“Youth Trail”, i cili zhvillohet për vitin e dytë radhazi në Tiranë, është pjesë e një sërë veprimtarish të organizuara nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri për të mbështetur bashkëpunimin rajonal mes të rinjve, si mjet për promovimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

Aplikantët nga Ballkani Perëndimor mund të aplikojnë këtu, deri më 20 maj 2018. Për më shumë informacion, ju lutem dërgoni një email në adresën [email protected]

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit