Lufta kundër krimit të organizuar, Veliu takon atasheun e FBI-së: Trajnim për oficerët e policisë, bashkëpunim i shkëlqyer

Lufta kundër krimit të organizuar, Veliu takon atasheun e FBI-së: Trajnim për oficerët e policisë, bashkëpunim i shkëlqyer

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti atasheun e FBI-së Jack Liao, i cili mbulon Shqipërinë, Maqedonine e Bullgarinë.

Veliu falënderoi z.Liao për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Policisë shqiptare dhe FBI-së, ndihmën që i ka dhënë dhe vazhdon t'i japë Policisë se Shtetit.

Ai ka theksuar se Policia e Shtetit është e vendosur dhe e angazhuar në luftë pa kompromis kunder krimit të organizuar dhe terrorizmit. 

Njëkohësisht Veliu njohu atasheun e FBI-së me reformën në Policinë e Shtetit dhe ndryshimet strukturore të bëra në funksion të përmbushjes së prioriteteve. 

Veliu i ka kërkuar atasheut të FBI-së që të shihet mundësia e trajnimit të oficereve të Departamentit të Policisë Kriminale, nga ekspertë të FBI-së me qellim marrjen e eksperiencave më të mira në luftë kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe çështjeve që kanë të bëjnë me pastrimin e parave, hetimin e transfertave të vlerave monetare, etj. 

Atasheu i FBI-së, vlerësoi punën e Policisë së Shtetit si dhe rezultatet e arritura në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit".

Z.Liao shprehu gatishmërinë për të ofruar asistencë në trajnime për Policinë e Shtetit, si dhe të sjellë ekspertë për të asistuar punën e Departamentit të Policisë Kriminale.

Palet u dakordesuan të forcohet më tej ky bashkëpunim, duke avancuar deri në krijimin e grupeve të përbashkëta hetimore, kur është e nevojshme, me qëllim rritjen e efikasitetit të luftës ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit. 

Po gjatë ditës së sotme, Z.Jack Liao, u prit në një takim të veçantë nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. 

Në fokus të këtij takimi ishte thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes dy agjencive ligj zbatuese, kjo edhe në vijim të çështjeve të trajtuara në takimin që Ministri Xhafaj zhvilloi me drejtues të FBI-se gjatë vizitës së tij në Uashington, në shkurt të këtij viti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale