Lufta për klikime/ “Alienët tek
Brryli. Flet djali që i fotografoi!” 

Lufta për klikime/ “Alienët tek<br />Brryli. Flet djali që i fotografoi!” <br>
Gazetari Lutfi Dervishi përmes një statusi në Facebook ka komentuar disa nga titujt qesharakë që vendosen për të fituar disa klikime më shumë. Statusi i analistit është më aktual se kurrë duke parë luftën që bëhet cdo ditë për klikime.

“Në kërkim të klikimeve, portalet, çdo ditë të muajt, çdo orë të ditës dhe çdo minutë të orës konkurrojnë me njëra – tjetrën me tituj si….

1. Ja si të bëhesh milioner pa punuar asnjë ditë…

2. Kura e fshehur 2000 vjeçare që shëron kancerin!

3. Si t’a kuptoni që ai/ajo mendon për ty.

4. Nuk do ta besoni kur të shikoni këtë video!

5. Si të dobesohesh duke ngrënë atë që do!

6. Ju mund të komunikoni me të dashurit tuaj edhe pas… vdekjes

7. Historia befasuese – sekreti që të jetosh mbi 100 vjeç

8. Horoskopi që tregon me saktësi të ardhmen.

9. Si t’i zbardhni dhëmbët pa i larë asnjëherë!

10. Ja pse njeriu ka vetëm një kokë…!

11. Gjendet shtëpia e Krishtit…

12. Alienët tek Brryli. Flet djali që i fotografoi.

13. Si ta kuptoni që keni përballë burrin/gruan e jetës!

14. Studimi fundit: duhani nuk të dëmton mushkrinë.

15. A parashikon facebook të ardhmen tuaj? Studimet thonë po.

16. Nelson Mandela me origjine shqiptare. Flet njeriu i afërt.

17. I vdekuri nuk pranon të varroset.

18. Këngëtarja tregohet e guximshme. Pa të brendshme në mes të …Parisit!

19. Kthehet në shtëpi dhe nuk do ta besoni çfarë gjen…

20. 10 mënyrat si të ndizni shkrepsen!. 
 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët