Lufta tregtare, nga 24 shtatori SHBA vendos tarifa me vlerë 200 mld $ për produktet kineze

Lufta tregtare, nga 24 shtatori SHBA vendos tarifa me vlerë 200 mld $ për produktet kineze

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe ai kinez, Xi Jinping

Shtetet e Bashkuara janë duke vendosur mbi mallrat kineze tarifa të reja me vlerë 200 miliardë dollarë, më të ashprat deri tani. Uashingtoni po e përshkallëzon kështu luftën tregtare me Pekinin, duke i aplikuar masat e fundit për pothuajse 6,000 artikuj ku përfshihen: çanta dore, oriz dhe tekstile.

Megjithatë janë përjashtuar nga ana tjetër disa produkte që pritej të shënjestroheshin siç janë orat e dorës “smart watch” dhe tryezat e bebeve. Taksat do të hyjnë në fuqi duke nisur nga 24 shtatori. Ato të fillojnë nga 10% e vitin e ardhshëm do të mbërrijnë në 25% nëse mes dy vendeve deri atëherë nuk gjendet gjuha e kompromisit.

Për presidentin amerikan Donald Trump, raundi i fundit i tarifave është ashtu si të tjerët përpara tij një përgjigje ndaj “praktikave të padrejta tregtare të Kinës, duke përfshirë subvencionet dhe rregullat që i kërkojnë kompanive te huaja në disa sektorë të kenë edhe partnere lokale.

Kina premton të përgjigjet dhëmb për dhëmb, por Trump mendon se e ka paraprire këtë reagim të sajin.

“Nëse Pekini hakmerret, Shtetet e Bashkuara do të kalojnë menjëherë në fazën e tretë”, u shpreh ai, do të thotë vendosje e tarifave te mëtejshme mbi produktet kineze për një vlerë tjetër 267 miliardë dollarëshe. Nëse kjo ndodh, atëherë praktikisht, pothuajse të gjitha eksportet e Kinës në SHBA do të jenë subjekt detyrimesh të shtuara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale