Luftë krimit/ Kryeprokurorja Arta Marku firmos marrëveshjen me Bullgarinë

Luftë krimit/ Kryeprokurorja Arta Marku firmos marrëveshjen me Bullgarinë

Arta Marku me ministren e Drejtësisë të Bullgarisë Tsetska Tsacheva

TIRANE-Kryeprokurorja Arta Marku po zhvillon një vizitë në Bullgari, ndërsa pas takimit me homologun e saj Sotir Tsatsarov ka firmosur Memorandumin e Bashkëpunimit mes dy vendeve. Qëllimi i Memorandumit është për t'u kushtuar vëmendje të veçantë përpjekjeve për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut, forcimin dhe nxitjen e bashkëpunimit në luftën kundër krimit, si dhe nevojën për bashkëpunim të efektshëm.

Kryeprokurorja Arta Marku gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Bullgarinë

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit, ‘Palët bien dakord, brenda juridiksioneve të tyre, të bashkëpunojnë duke shkëmbyer informacion dhe zhvilluar konsultime për përgatitjen dhe zbatimin e kërkesave për ndihmë juridike dhe veprime të tjera, për aq sa ato janë të zbatueshme brenda fushës së bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale. Memorandumi mundëson shkëmbimin e informacionit që lejon ose kontribuon në hetimin ose parandalimin e veprimtarive kriminale, sipas nevojave specifike’.

Gjatë vizitës Marku u takua edhe me ministren e Drejtësisë të Bullgarisë, Tsetska Tsacheva, përfaqësuesin e Këshillit Suprem Gjyqësor Boyan Magdalinchev dhe anëtarë të Kolegjit të Këshillit Suprem Gjyqësor dhe me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Boris Velchev.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët