Luftëtari i bën “gjëmën” Vllaznisë, Kamza bën detyrën me Lushnjen

Luftëtari i bën “gjëmën” Vllaznisë, Kamza bën detyrën me Lushnjen

Skuadra e Luftëtarit gjatë ndeshjes me ekipin e Vllaznisë

Vllaznia ka humbur në shtëpi përballë klasit dhe dëshirës së Luftëtarit për të shkuar në Europë.Triumfuan gjirokastritët, tepër të qetë dhe të fortë në këtë moment, aq më shumë që në Shkodër është e lehtë të luash futboll, duke parë edhe atmosferën e qetë dhe numrin e paktë të tifozëve.

Sot duhej të ishte një finale e vërtetë për Vllazninë, por duke hequr fillimin e ndeshjes, ku u duk se do të vinte goli, por traversa ndali Likën, më pas Luftëtari bëri ç’deshi. Menaxhim i qetë i ndeshjes, pritje me qetësi për rastin e duhur dhe nëse pastaj ke në ekip emra si Abazaj e Bregu, gjithçka bëhet e thjeshtë.

Abazaj shënoi një gol të shpikur, duke dhuruar spektakël në zonë dhe duke shënuar nga një pozicion i vështirë, ndërsa Bregu në fund krijoi dhe përfundoi vetë aksionin që mbylli takimin. Europa gjithnjë e më pranë për gjirokastritët, ndërsa Vllaznia po fundoset.

Vllaznia-Luftëtari      0-2

Abazaj 52′, Bregu 86′

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Orelesi (Çinari 57′), Lika (Kalaja 72′), Vucaj, Krymi (Tafili 79′), Riba, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka. 

Luftëtari: Athanasopulos, Liçaj, Jakovljeviç, Rapa, Xhekson, Aleksi, Ramadani, Rroca, Abazaj (Aurelio 70′), Bregu (Minga 90′), Shkurtaj (Lamçja 45′). Trajner: Hasan Lika. 

Kartonë të verdhë: Krymi 17′, Malota 61′ / Rroca 33′, Bregu 87′

Kamza merr një fitore të vuajtur por që jep shumë shpresë. Në stadiumin e Kamzës, pa praninë e spektatorëve, vendosin dy kapitenët Plaku dhe Sefa, që ishin autorët e golave. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura si dhe me pak raste konkrete për shënim.

Fraksioni i dytë nis me gol, me Plakun që bëri gjithçka mirë në rastin e parë të rrezikshëm që pati Kamza. Sulmuesi pasi avancoi brenda zonës u tregua e saktë me të djathtën e tij. Kur u duk se Kamza po i mbyllte llogaritë, erdhi dhe goli i miqve. Çerek ore para fundit harkimi i Maganit u kthye në gol nga ana e Sefës që nuk falim me kokë.

Kamza nisi që të ishte më agresive dhe u shpërblye sërish nga kapiteni i saj, me Plakun që këtë herë me kokë shënoi golin e fitores.Pas 8 ndeshjesh pa fitore Kamza merr një sukses me shumë vlerë, që i largohet Vllaznisë dhe Teutës me katër pikë. Lushnja në anën tjetër dëshmon dhe një herë se e respekton maksimalish kampionatin dhe duhet vlerësuar nga të gjithë kundërshtarët.

Kamza – Lushnja 2-1    

Plaku 46’, 86’/ Sefa 76’

Kamza: Avdyli, Idrizaj (Rezi 53’), Çukoviç, Kuqi, Zguro, Mehmeti, Arrabal, Plaku, Malaj (Zefi 73’), Fukui, Fili (Ymeri 84’). Trajner: Julian Ahamtaj. 

Lushnja: Bejte, Magani, Koreshi, Premçi, Meto, Gava, Taullau (Haxhiu 75’), Gava, Branica, Papa (Ademi 59’), Sefa (Çela 82’). Trajner: Ilir Gjyla.

Gjyqtarë: O. Ferataj, E. Pashaj, N. Rrapaj, E. Sino.

Kartonë të verdhë: Branica 58’, Meto 79’

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Korabi fiton 5-1 kundër Luzit në ndeshjen e prapambetur, Kategoria e Parë mëson skuadrat që luftojnë për elitën

Renditja/ Korabi fiton 5-1 kundër Luzit në ndeshjen e prapambetur, Kategoria e Parë mëson skuadrat që luftojnë për elitën