Luftëtari mposht me përmbysje Tiranën, Kastrioti shkatërron Kamzën

Luftëtari mposht me përmbysje Tiranën, Kastrioti shkatërron Kamzën

Lojtarët e Luftëtarit duke festuar fitoren ndaj Tiranës

Java e 12 e Superligës ka rezervuar një tjetër humbje për Tiranën që është mposhtur 2-1 në transfertë nga Luftëtari që është edhe rivali direkt I bardhebluve për të rënë nga kategoria. 

Në Gjirokastër të parët në avantazh kaluan miqtë nga kryeqyteti falë Sentamu që shfrytëzoi saktë një asisit të Bedri Grecës. Pjesa e parë mbyllet me fitoren e Tiranës, ndërsa me nisjen e fraksionit të dytë të lojës Luftëtari do të barazonte rezultatin me Shkurtajn që ekzekutoi saktë një 11-metërsh. Nga ky moment rritet vetbesimi për gjirokastritët të cilët në minutën e 88-t do të përmbysnin gjithçka me Dungën, duke marrë një trepikësh me mjaft vlera.

Takimi tjetër I orës 14:00 mes Kastriotit dhe Kamzës ka përfunduar me shifrat e thella 3-0. Krutanët falë golave të realizuar nga Kutra, Çihmuçen dhe Xhejms morën një fitore jetike që rrit shpresat për të mbijetuar në Superligës, ndërsa nga ana tjetër Kamza pa trajner futet në një krizë të thellë.

Pas 12 javësh kampionat, Luftëtari renditet në vendin e 7 me 13 pikë, Tirana e 8 me 10 pikë, kamza e 9 me 8 pikë dhe Kastrioti I 10 me 7 pikë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ekspertiza konfirmon përdhunimin e 31-vjeçarit me probleme mendore në Elbasan! 44-vjeçari pranon se e zhveshi, lihet në burg! Tjetri arrest shtëpie

Ekspertiza konfirmon përdhunimin e 31-vjeçarit me probleme mendore në Elbasan! 44-vjeçari pranon se e zhveshi, lihet në burg! Tjetri arrest shtëpie