Lul Berisha nuk paraqitet, shtyhet seanca gjyqësore për atentatorin e tij

Lul Berisha nuk paraqitet, shtyhet seanca gjyqësore për atentatorin e tij

Ahmet Ajeti dhe Lul Berisha

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sërish shtyrjen e seancës gjyqësore për Ahmet Ajetin, atentatorin e Lul Berishës.  

Senaca është shtyrë për në 5 nëntor në orën 10 për shkak se Lul Berisha nuk është paraqitur.

Ajeti, i cili atë kohë ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda më 16.01.2012 me 20 vjet burg për veprën penale "Vrasje me paramendim", dhe “Armëmbajtje pa leje” .

Ahmet Ajeti u ekstradua nga Interpol Tirana më 20 korrik nga Prishtina në Rinas dhe nga ajo ditë mbahet i izoluar në qelitë e burgut 313 në Tiranë. Sipas gjykatës deri në një vendim të ri të drejtësisë shqiptare ai do të ketë statusin e të dënuarit dhe do të qëndrojë në qeli.

Seanca gjyqësore tek Krimeve të Rënda ka dështuar dy herë, pasi nuk është bërë i mundur njoftimi i Lul Berishës. Sipas motrës së tij, ai nuk ishte në Shqipëri. Nga ana tjetër, referuar të dhënave të sistemit TIMS, gjykata tha se Lul Berisha, rezulton të jetë brenda vendit.

Dyshohet se ekzekutimin e Lulzim Berishës, Ajeti do ta bënte për llogari të grupeve rivale të cilët një dekade më parë përplaseshin mes tyre. Vetë Lulzim Bersiha kreu disa vite burg për akuzat e grupit të strukturuar kriminal ndërsa prej disa muajsh ai është në liri me kusht po nga drejtësia shqiptare.

Ngjarja e vitit 2005, çfarë ndodhi në Durrës

Personi që u ekstradua sot nga Kosova, Ahmet Ajeti, tentoi të vriste Lul Berishën në 30 gusht të vitit 2005. Ahmet Ajeti dhe Osman Korpuzi u nisën me porosi nga Tirana drejt Durrësit me porosi nga dy persona për të vrarë Lul Berishën. Në afërsi të kafenesë ku ndodhej Lul Berisha, Ajeti u konfliktua me disa persona të tjerë dhe në konfortim e sipër ka plagosur veten e tij me pistoletë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot