Lulzim Basha duhet marrë seriozisht si …tellalli i mafias!

Lulzim Basha duhet marrë seriozisht si …tellalli i mafias!

Lulzim Basha

Ky ishte rasti kur Lulzim Basha duhej marrë seriozisht. Nuk e morën seriozisht, se shpesh u duket i sforcuar për të imituar “qytetarin digital”, por është rasti që ai duhet marrë seriozisht për më shumë se kaq. Deklarimi i tij se në një makinë “Toyota Yaris” do të vijnë para nga jashtë dhe se ato para janë identifikuar, është një provë e sigurt se Lulzim Basha, ka akses në shërbimet integjente të shtetit, në Interpol dhe struktura të tjera informative dhe i keqpërdor ato për të bërë politikë në Kuvend.

Deklarata e tij është e lidhur plotësisht me ngarkesën që u kap sot me rreth  4 milionë euro. Është vetëm gabim shifrash, por është një informacion që Interpoli Shqiptar duket se e ka prej dhjetë ditësh dhe dikush e ka rrjedhur tek ish shefi i tij politik.

Ky i fundit e dekonspiron aksionin publikisht në Kuvend, ngaqë nuk i vjen ndonjë fyerje në mend për Taulant Ballën dhe bën si profet që e di se të kujt janë paratë.

Ja sot u kapën paratë.

Po të ishin të Taulant Ballës do arrestohej Taulant Balla, por ai duket shumë i gëzuar që janë kapur. Po të ishin të Edi Ramës, natyrisht që do ishte i mërzitur Edi Rama. Thjeshtë ato janë para të zeza që po përpiqen ti fusin në Kosovë, sipas deklaratve të bëra nga transportuesi.

Por dhe nëse ishin për Shqipëri është i njëjti problem. Një politikan i cili keqpërdor lidhjet politike me agjensitë e inteligjencës dhe i shpërdoron ato publikisht në Kuvend si lajmëtar i mafias, duhet hetuar seriozisht.

Për fat makinat kanë qenë rrugës dhe ndoshta pronari i automjetit se ka dëgjuar deklaratën e Lulit në Kuvend pasi nuk e mori njeri seriozisht. As shtypi nuk e dha si lajm më vete se i është dukur banale. Interesante është se sot Luli dhe zyra e tij u kujdesën ta shpërndajnë vetë deklaratën që nuk e kishte fiksuar njeri.

Nëse Lulzim Basha kërkonte ta luftonte vërtet trafikun e parave të zeza në këtë rast, ndërkohë që ka qenë i informuar nga Interpoli, ai duhet ta priste me qetësi ditën e sotme kur të kapej, dhe pastaj të akuzonte kë të donte. Problemi i tij është, se ai nuk donte të kapeshin ato para, por të njoftonte paraprakisht se dikush e ka marr vesh që po transportohen.

Ky është një fenomen i rëndë politik, ku politikanët shqiptarë e kanë kthyer në zbor dekonspirimin dhe dizinforimin e  dosjeve penale dhe ti nuk e ndan dot ku fillon “qytetari digital” dhe ku fillon e vërteta.

Të bësh “profetin” me paratë e mafias shqiptare në Belgjikë apo Gjermani, një mafie që i ka rrënjët nga të ikurit e Sali Berishës në vitin 1997 me pasaporta diplomatike, do të thotë të bësh tellallin e tyre dhe ti njoftosh publikisht kur merr vesh që janë në përgjim. Qeveria shqiptare ka përgjegjësi për forcimin e ndonjë grupi kriminal në Shqipëri, por jo për mafian e drogës në Belgjikë apo Gjermani.

Roli i informatorit publik të Lulzim Bashës në këtë rast, përveçse është një karagjozllëk politik që dëmton luftën kundër drogës dhe grupeve kriminale, është një rast për t’u hetuar dhe për t’u zbardhur deri në fund, duke nxjerrë pronarin e këtyre lekëve dhe dërguesin e tyre dhe më tej për të parë lidhjet e tyre. Por ndërkohë, shërbimi i brendshëm i policisë duhet të ‘krehë’ mirë sektorin e  Interpolit dhe agjensitë e tjera inteligjente, të cilat raportojnë në dy zyra, në një për të bërë punën e shtetit dhe në tjetrin për të bërë qokën e tellallit të mafias./ Tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 24/06/2018 23:10

    Po Lulken duhet ta punesojme spiunke tani e tutje.

    Përgjigju
    • Durrsaku: 25/06/2018 16:53

      Mero paske leshuar shume shoku. Kaq e embel eshte pjese qe te ka dhene ai i gjati sa me penen tende te spikatur i sherben kaq shume ? Te besh argumenta pa fakte te bej gjithe diten une kunder pushtetit por ti ke qene gazetar investigativ dhe jo kerkues ufosh....

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027