Lulzim do të vijë dita!

Lulzim do të vijë dita!

Lulzim Basha

Lulzim Bashës, sa herë që nuk i dalin “hesapet” e shtëpisë, aq herë mëton t’i referohet “kështjellës së rrënuar të politikës”.

Sa herë që do të mëtojë të ndërtojë një “thashethem”, aq herë për kryefjalë dhe kallëzues të monologut të tij do ta ketë katrahurën e politkes, së rebeluar dhe të trazuar.

Prania e tij mbrëmë në emisionin Opinion, nxori një sër gjërash që janë thënë e stërthënë për të.

Basha është i artikuluar, është orator, por Basha nuk është i besushëm e ky është problemi i tij.

Basha e ka komplesk besueshmërinë, sepse e di që nuk e besojnë.

Mbrëmë binomi i fjalëve që ai përdori ishin “Taulanti i Librazhdit(një zot e di pse ja shton atë Librazhdin mbrapa), Tahiri, korrupsion, partnerët ndërkombëtarë, dosje, etj etj.

Nuk e kisha dëgjuar asnjë herë me vëmendje Bashën, sepse e di do të përsërisë të njëjtat gjëra.

Mbrëmë u ula për ta dëgjuar – dhe e dëgjova, nuk është se tha ndonjë gjë të madhe.

Na përsëriti historinë e Xhisielës, foli për Alizotin, Babalen dhe kaq.

Por, por, asnjë fjalë për programin politik të PD-së.

Nuk dëgjova fjala vjen qoftë dhe dy fjali për mikro dhe makro ekonominë.

Si do dalin shqiptarët nga kjo gjendje?

Basha gjatë gjithë kohës mbrëmë u mor me folk-patriotizëm, pseudo-kulturizma, pseudo-histori, të denja për një hapësirë biblike.

Nëse i shton dhe gjestet me duar që bën Rama, ta lësh televiziorin pa figurë dhe pa zë, nuk kanë ndonjë ndryshim.

Basha ashtu si Rama, kërcen si gjeli majë plehut po i fole për deputetët e tij.

Rama mbron “kriminelët” që ka në grupin parlamentar.

Kurse Basha mbron “idiotët” që ka në grupin e tij parlamentar.

Sot kemi një politikë të sëmurë të cilës nuk i gjendet dot derman, një politikë që nuk pranon të “kurohet” as nga mjeku, as nga prifti, as nga “hajmalia” e hoxhës, por as nga ana e Brukselit, ose edhe nga ana Shteteve të Bashkuara të Amerikës…

E këtë politikë e kemi peshqesh nga Basha dhe Rama.

Basha do vijë një ditë në pushtet, kjo nuk do as mënd e as kalem, por Basha kurrë nuk do kujtohet si një lider që drejtoi një opozitë.

Kësaj qeverie po i dalin skandalet si me qenë ftesa dasme.

Por aman kur shikon se përballë ka: Aleancën Kryemadhi-Basha-Mediu-Kokëdhima-Dule, ose ndryshe aleancën e 11 WC-ve-Ruga e Kombit-Gërdeci-legalizimi i hashashit-spiuni i grekut.

Nuk i bëhet vonë sepse e di sesa të përlyer janë ata që do dalin ta denoncojnë.

Lulzim qetësohu se do hipësh dhe ti një ditë në pushtet. Në titrat e televizioneve do shkruhet “Kryeministri Lulzim Basha”.

Do drejtosh dhe delegacione jashtë.

Prandaj qetësohu, se fundja po punon për këtë ditë, bashke me ndihmën që po të jep Rama.

Marrë në faqen e Facebook-ut të Ilirjan Blloshmit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dori: 21/10/2018 22:13

    Ruajna Zot,ky nuk meriton as postin qe ka jo te behet kryeminister... Ky eshte nje palluqe asgje me teper

    Përgjigju
  • ehh: 19/10/2018 20:43

    Larg qofte dhe kurre mos u degjofte lylysh bylyshi kryeminister!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Fier, dhunoi kushërirën, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari

Fier, dhunoi kushërirën, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari