Lushnje/ Furnizoi makinën me karburant dhe iku pa paguar, arrestohet 24-vjeçari

Lushnje/ Furnizoi makinën me karburant dhe iku pa paguar, arrestohet 24-vjeçari

Foto ilustruese

LUSHNJE - Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi furnizoi makinën në karburant në Lushnje dhe u largua pa paguar. Uniformat blu arrestuan të riun me iniciale B.N., banues në Durrës.

I riu furnizoi me karburant mjetin tip “Renault” në dy karburante të ndryshme në fshatin Gramsh në dalje të Lushnjes. Në njoftimin e policisë thuhet se i riu ka mashtruar edhe një punonjës tjetër karburanti duke i dhënë 200 dinar serb duke i thënë se janë paund. Sipas kursit të këmbimit, 200 dinarë serb këmbehen me 1.7 euro.

Njoftimi i policisë: 

B.N., mashtroi punonjësin e njërit karburant duke i dhënë 200 dinar serb me pretendimin se ishin 200 paund anglezë dhe në karburantin tjetër furnizoi makinën me 120 mijë lekë karburant dhe iku pa paguar.

Pas marrjes së kallzimeve nga punonjësit e karburanteve, policia identifikoi dhe arrestoi autorin e dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)