Lushnje/Godet me thikë 3 persona, autori në kërkim, kapet bashkëpunëtori

Lushnje/Godet me thikë 3 persona, autori në kërkim, kapet bashkëpunëtori

Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e djeshme në qytetin e Lushnjes, ku një shtetas 35-vjeçar me inicialet E.Sh, ka tentuar të vrasë me mjete prerëse(thikë) shtetasit L.Ç, 20 vjeç, A.Ç, 23 vjeç dhe D.S, 15 vjeç banues në Karbunarë. Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Lushnjes ka bërë të mundur edhe arrestimin e përkrahësit të autorit, Renato Pupi, 28 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë. Nga hetimet ka rezultuar se pas ngjarjes, shtetasi E.Sh është ndihmuar për tu larguar nga vendi i ngjarjes nga shtetasi Renato Pupi, i cili me mjetin tip "Benz" në pronësi të tij, e ka marë nga vendi i ngjarjes dhe e ka ndihmuar për t'i shpëtuar kapjes nga policia dhe për tu fshehur.

Nga ana e policisë është bërë sekuestrimi i automjetit tip "Benz"në pronësi të shtetasit Renato Pupi, si dhe po punohet për kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit E.H.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje në ngarkim te shtetasit E.H për veprën penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 79/dh dhe 22 të Kodit Penal , dhe në ngarkim te shtetasit Renato Pupi për veprat penale “ Moskallëzimi i krimit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit" parashikuar nga Nenet 300 dhe 302 të Kodit Penal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë