‘Ma hiq kamerën, ikni të gjithë’, e ëma braktis Edlirën se u nda nga burri (Video)

‘Ma hiq kamerën, ikni të gjithë’, e ëma braktis Edlirën se u nda nga burri (Video)

Edlira, e cila është braktisur nga familja

Edhe pse jemi në vitin 2018, ende dëgjojmë histori të tilla që prindërit refuzojnë të flasin me fëmijën. Mbi të gjitha të vjen keq kur arsyeja bëhet një mashkull, që padrejtësisht të akuzon vajzën për tradhëti. E tillë është edhe historia e Edlirës. Ditën e sotme ka startuar rubrika  "Ka një mesazh për ty" tek "E diela shqiptare" me historinë e Edlirës.

Kjo e fundit pasi është divorcuar nga bashkëshorti është braktisur nga e gjithë familja e saj. Madje edhe djali 14-vjeçar nuk i flet.

"Më akuzoi për tradhti, gjë që nuk ishte e vërtetë dhe e dinte shumë mirë. Thjesht për një fotografi, thjesht për një shoqërim në urgjencë kur unë ndihesha keq. Unë jam ndjerë keq një natë në vendin e punës ku unë punoj tani aktualisht, në një piceri si kamariere, jam ndier keq një natë dhe ka qenë në fund të Majit 2017. Kam tentuar ta marr në telefon ish-bashkëshortin tim, nuk më është përgjigjur. Edhe unë jam shoqëruar nga kolegu i punës në urgjencë. Dhe për këtë kjo ishte tradhti. Aty filluan problemet. Ish-bashkëshorti komunikonte me nënën time dhe me motrat e mia, kurse me mua nuk fliste asnjë njeri. Mua më veçuan. Nëna besoi që kjo ishte tradhti. Kjo është e keqja. Si mund të besosh? Nëna dhe motrat e mia më mbyllën derën, të gjitha përveç njërës,"- tregon Edlira para kamerës.

Kështu që ajo kishte bërë një kërkesë në këtë rubrikë të emisionit për të folur me të ëmën. Kjo e fundit e refuzoi ftesën për t’u bërë pjesë e programit.

"Ik! Hiqe kamerën të lutem.Nuk kam nevojë për mesazhe. Shumë faleminderit. Nuk kam nevojë për mesazhe. Ikni tani të tërë,"- dëgjohet teksa i thotë mamaja e Edlirës, gazetares së "Ka një mesazh për ty".

"Doja ta shikoja nënën time drejt në sy, e t’i thoja pse? Unë jam jot bijë, për çfarëdo lloj arsye, unë jam jot bijë, e do ngelem e tillë përjetë. Jam shumë e lënduar, jam shumë e vrarë shpirtërisht për çdo gjë,"- përfundoi Edlira në emision.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Femer dhe nene: 08/10/2018 06:00

    Turp per familjen e kesaj femre! Per asnje arsye ne bote nuk hidhet femija ne rruge. Por, shqiptaret akoma jetojne me mentalitetin «Bota, po bota cdo te thone?». O djale i kesaj nene, mos mekato duke i kthyer kurrizin asaj qe te do me shume ne bote. As gjyshja, as tezet nuk do te duan kurre sa mami edhe pse mund te te thone fjale te bukura. Eshte nje histori cifti, ti nuk ke pse zgjedh. Duaji prinderit njelloj! Uroj te kuptosh pa qene vone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale