‘Ma larguan djalin në mënyrë të turpshme’, babi i Valon Behramit nxjerr në shesh politikën e Federatës Zvicerane

 ‘Ma larguan djalin në mënyrë të turpshme’, babi i Valon Behramit nxjerr në shesh politikën e Federatës Zvicerane

Valon Behrami dhe babai i tij Ragipi

Futbollisti me origjinë shqiptare është larguar nga skuadra kombëtare e Zvocrës me një telefonatë të vetme. Telefonatën e kishte marrë nga Vladimir Petkoviç, me urdhër të presidentit dhe sekretarit gjeneral të Federatës së Futbollit të Zvicrës, me të cilët Valoni ishte përplasur keq, kur ata kishin kërkuar prej futbollistëve që të përcaktohen për një shtetësi të vetme.

Pak minuta pasi u mor vesh lajmi për largimin e Behramit, babai i futbollistit, Ragipi, në një intervistë ekskluzive për “Zërin” i zbulon të gjitha politikat e Federatës Zvicerane. Ai shprehet se për shkaqe politike ia larguan në mënyrë poshtëruese djalin i cili i shërben me zemër e shpirt shtetit helvetik prej 20 vitesh.

“Menjëherë pas Botërorit Valoni e ka paralajmëruar largimin nga përfaqësuesja e Zvicrës. Ai dëshironte të largohej kryesisht për arsye familjare, por edhe ndihej i lodhur dhe dëshironte që vitet e fundit të karrierës si futbollist aktiv t’i përqendrohej klubit. Mirëpo, zviceranët kanë qenë kategorikisht kundër dhe nuk e kanë pranuar largimin e tij. Ndërsa tani e larguan në mënyrën më të keqe, në mënyrë jo njerëzore,”- ka deklaruar Ragipi.

Sikurse Valon Behrami, edhe babai i tij, Ragipi, insiston se largimi i 33-vjeçarit nga përfaqësuesja zvicerane ndërlidhet kryekëput me çështje politike. Me tëj Ragipi shpjegon edhe çështjen e dyshtetësisë së futbollistëve shqiptarë.

“Federata e Zvicrës pati shkuar shumë larg duke e quar çështjen e dyshtetësive deri në Parlamentin e Zvicrës. Andaj, Valoni e ka pas një zënkë me sekretarin gjeneral. Valoni ka qenë i zemëruar me paragjykimet e njerëzve si sekretari gjeneral, i cili është marrë me çështje të tilla përkundër faktit se Valoni dhe futbollistët tjerë shqiptarë e kanë dhënë maksimumin për skuadrën e tyre. Andaj, Vladimir Petkoviç vetëm e ka zbatuar një urdhër që ia kanë dhënë shefat e tij, presidenti dhe sekretari gjeneral i federatës, duke e thirr Valonin për t’i treguar se i janë mbyllur dyert e skuadrës,”- shton ai.

Ragip Behrami thotë se trajneri Vladimir Petkoviç nuk duhej t’i bindej me lehtësi urdhrit të presidentit dhe sekretarit gjeneral të federatës për ta larguar përmes një telefonate të vetme..

“Pikërisht prej kohës së angazhimit të Valonit, Blerim Xhemailit, Zvicra kishte nis të përparojë. Aty kishte nis ngritja, e cila vazhdonte të rritej edhe me ardhjen e Xherdan Shaqirit, Admir Mehmedit, Granit Xhakës, Pajtim Kasamit, i cili në moshën më të mirë u pati lënë jashtë. Sot Zvicra është e gjashta në botë. Natyrisht se kemi biseduar shumë me Valonin rreth kësaj çështje. Ai nuk është mërzitur që është larguar, por ndihet i nervozuar me mënyrën e largimit sepse ai edhe vet ka dashtë të largohet, por nuk e kanë lënë. Mirëpo, Valoni më tha: ‘Babi, unë do të ndihesha keq sikur të më largonte futbolli, sikur të më largonin për mosangazhim. Por, kur po e di se çka kam bërë për Zvicrën, por ndihem krenar. Nuk po mërzitem që më largoi politika”, tregon Ragipi.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 08/08/2018 11:06

    Mos u qani per ministrat shqiptare kur marrin ne telefon ndonje drejtor anonim te administrates dhe i thone "Suksese ne jete", ka edhe me keq ne vendet elitare.

    Përgjigju
  • Valiant: 08/08/2018 07:57

    Eh mo Valon keshtu te trajtojne kur je mik n shtepine e huaj. Te duan kur kane interes e te shpordhin kur nuk kane me. Ti zgjodhe shtepine e mikut dhe jo tenden.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë