'Ma sillni se do ta djeg të gjallë', gjyshi i Ritvanit shkon për ngushëllim në familjen e të vëllait

'Ma sillni se do ta djeg të gjallë', gjyshi i Ritvanit shkon për ngushëllim në familjen e të vëllait

Gjyshi i Ritvan Zykajt

Pak ditë pas masakrës ku Ritvan Zykaj vrau tetë kushërinjtë e tij, në fshatin Resulaj ka rënë qetesia, ndërsa në familjet e viktimave ka ende një situatë shokuese.

Shtëpia e vetme e hapur është ajo e Azem Zykaj, i cili mbeti i vrarë bashkë me gruan e tij, ndërsa banesat e tjera janë bosh. Familjarët të presin, por kërkojnë mirëkuptim për të mos filmuar, në shtëpitë ku ndodhi krimi makabër, më i rëndi i shënuar ndonjëherë.

I vetmi që ka shkuar në shtëpinë e Ademit për ngjushëllime ka qënë gjyshi i autorit, Kujtim Zykaj, i cili i ka drejtuar një mesazh të afërmve.

Ma sillni, edhe pse e kam nip, do ta djeg vetë të gjallë.

Kujtim Zykaj

Pak banorë që flasin, tregojnë si i kanë njohur ata që humbën jetën, por edhe autorin dhe familjen e tij.

Unë kam qënë shok me Azemin. Nuk kemi fjalë.

Është shprehur një mik i Azemit

Ishin njerëz të rregullt. Hanin, pinin. Djali ishte në rregull me aq sa e kam takuar. Nuk e di në ka qënë problematik. S’më ka rënë në vesh gjë.

Banor i zonës

S’ka tragjedi më të madhe. U shua familja. Sidomos dy fëmijët e vegjël. Kanë qënë fis i mirë. Punëtorë. I sharroi tetë veta. Ta çajnë dhe t’ja mbushin të çarat me kripë.

Banore e zonës

Banorët janë ende të shokuar nga ajo çfarë ka ndodhur, por janë kthyer në përditshmërinë e tyre.

Situata në Resulaj nuk mund të harrohet lehtësisht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale