POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Macron ngrë në këmbë Kongresin amerikan: Marrëdhënia ime më Trump, si e Franklin me Voltaire!

Emmnuel Macron sot ne Kongresin amerikan

Presidenti francez Emmanuel Macron e bëri të ngrihet dy herë në këmbë Kongresin amerikan sot ku ai shkoi për të folur, përpara një seance plenare.

Macron, i shoqëruar nga lideri i shumicës në Dhomën e kongresmenëve Kevin McCarthy, i cili ishte i ftuar në darkën shtetërore të shtruar për Francën – dhe udhëheqësja e pakicës në Dhomë Nancy Pelosi, hynë në sallën e Kongresit ndëmrjet duartrokitjeve të mëdha, të cilat u përsëritën edhe një herë tjetër me kërkesë të Folësit të Dhomës Paul Ryan. 

'Dy shtete tona i kanë rrënjët në tokë, të mbjella nën të njëjtat ideale të revolucionit amerikan dhe francez”, - tha Macron, duke folur për të përbashkëtat që ndajnë dy shtetet, duke shpjeguar se përse vendosi ta ftojë presidentitn Trump në paradën e parë të Ditës së Bastijës në verën e kaluar, kur kishte pak kohë.  

Ai bëri shaka lidhur me marrëdhënien e tij të ngushtë me presidentin amerikan, duke përmendur marrëdhënien e afërt që kishin edhe baba themelues amerikan Benjamin Franklin dhe filozofi francez Volter.

“Ata putheshin gjithmonë në faqe. Kjo mund të na kujtojë diçka” – tha Macron.

Kongresi e priti gjithashtu ngrohtë edhe zonjën e parë franceze Brigitte Macron, e veshur me të zeza, e cila u shoqërua me duartrokitje teksa shkonte në karrigen e saj në lozhën e sallës.

Më herët, President Trump shkroi në Twitter se mezi po e priste fjalimin e tij para Kongresit.

Betejat e përbashkëta dhe citimi i parë

“kemi luftuar krah për krah në shumë beteja, që prej fillimit të SHBA-ve kemi ndarë një vizion të përbashkët të njerëzisë, vendet tona mbështetet te të njëttaa ideale, kemi punuar së bashku për këto ideale universale: liria, toleranca, barazia e të drejtave. Vendimi i Trump për të nderuar Francën me vizitën e parë shtetërore është një simbol i fortë – nënvizoi Macron. – Dua të falënderoj presidentin dhe gruan e tij për pritjen e jashtëzakonshme që na bënë”. 

“Kur Voltaire dhe Benjamin Franklin u takuan në Paris, shtrënguan duart dhe u puthën në faqe. Kjo mund të na kujtojë diçka”.

Të bashkuar në Siri kundër terrorizmit

“Gjatë viteve të fundit vendet tona kanë njohur tragjedi të shumta. Kemi vuajtur për faktin që jemi shumë të lidhur me vlerat tona, parime të cilat terroristët i urrejnë”. Macron citoi edhe atentatet e 11 shtatorit 2001 ndaj SHBA-ve dhe më pas ato që po godasin Francën që prej pesë vjetësh. “Nuk do t’i harrojmë kurrë viktimat e pafajshme të sulmeve terroriste, është një çmim mizor për lirinë dhe demokracinë. Dhe është arsyeja se përse jemi bashkë në Siri dhe në Sahel, për të luftuar së bashku ndaj grupeve terroriste dhe për t’i shkatërruar”.

Mesazh Trumpit për izolacionizmin

“Ka dy rrugë për të bërë progres: mund të zgjedhim izolacionizmin, gjë që mund të tentohet, por mbyllja e derës nuk do ta ndalojë botën që të avancojë. Izolacionizmi ëhstë një kërcënim” – tha Macron me një mesazh që duket se i drejtohej Trumpit, i cili nuk ndodhej në Kongres.  “Dhe të mos veprojmë me urgjencë nëse institucionet ndërkombëtare si OKB-ja dhe Nato nuk do të jenë në gjendje t’i çojnë përpara istancat e tyre. Një ndërveprim shumëpalësh është opsioni i vetëm për shtetet tona”.

 

Komento